Liderët takim urgjent për demarkacionin, nuk ndryshojnë qëndrimet

Aktuale

Liderët takim urgjent për demarkacionin, nuk ndryshojnë qëndrimet

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 11:17
Vendi i takimit

(E plotësuar) - Liderët e subjekteve politike të pozitës dhe opozitës kanë zhvilluar një takim urgjent me ambasadorët e vendeve të ndryshme që veprojnë në Kosovë, ku kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi, megjithatë, as ky takim nuk ka ndikuar për koordinimin e qëndrimeve në mes pozitës dhe opozitës.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe Xhavit Haliti, kurse nga opozita Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa nga AAK, nënkryetari Ardian Gjini.

Me të përfunduar takimi, Kadri Veseli, nuk deshi të prononcohej për media, duke thënë sedo të deklarohet në Kuvend.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, tha e rëndësishmja e këtij takimi ishte edhe prania e Lëvizjes Vetëvendosje dhe krerët e partive politike. Ai shpreson që ky takim të jetë ndër takimet në të cilat do të diskutohen çështjet madhore, dhe se partitë politike të gjejnë një konsensus për interes të vendit.

Edhe pas dy orësh takimi, Haliti tha se nuk ka pas ndryshime të pozicioneve, por që sipas tij, ka një mesazh pozitiv.

Haliti: Nuk ka ndryshim të pozicioneve, po ka një mesazh pozitiv

“Me rëndësi është që është takimi i parë i cili edhe zyrtarisht merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje, dhe është takimi i parënë të cilin marrin pjesë edhe kryetarët e partive politike dhe po shpresoj që është ndër takimet që lënë për të shpresuar që për çështje madhore, partitë politike, subjektet në përgjithësi do të gjejnë konsensus për interes të vendit. Nuk do të kisha thënë se ka ndryshim të pozicioneve por ka mesazh pozitiv’, tha Haliti.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deklaroi se në këtë takim kanë paraqitur qëndrimet e tyre kundërshtuese karshi marrëveshjes së pikës kufitare me Malin e Zi. Madje, ai tha se Vetëvendosje ka ende të njëjta qëndrime për marrëveshjen me Malin e Zi.

Ymeri: Pozicionet tona janë të njëjta

“U diskutua kryesisht për çështjen e demarkacionit, edhe në këtë rast ne paraqitem qëndrimet tona kundërshtuese karshi kësaj marrëveshje dhe është shumë e qartë që kjo marrëveshje e cenon integritetin territoriale të vendit dhe si e tillë asnjëherënuk bënë të sillet dhe as të diskutohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e lëre më që të votohet ajo. Pozicionet e Lëvizjes Vetëvendosje karshi kësaj marrëveshje janë të njëjta dhe ne do të angazhohemi si organizatë politike që ta ndalojmë ratifikimin e kësaj marrëveshje, kështu ta mbrojmë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Ymeri.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha partia e tyre mbanë qëndrimet e saj për demarkacionin.

Se a është i mundshëm konsensusi, nënkryetari i AAK, Ardian Gjini, tha se nuk e beson që mund të del dikush e të thotë që është i mundshëm konsensusi.

Gjini: Nuk besoj që mund të del dikush dhe të thotë konsensusi është i mundshëm

“Aleanca e mbanë qëndrimin se marrëveshja për demarkacion si është sjellë kështu është e gabueshme e kemi thënë disa herë...Nuk besoj që prej sot dikush mund të del dhe të thotë që gjithçka është e mundshme dhe ky konsensus është i mundshëm. Mendoj se kemi pas mundësi që një takim të këtij lloji ta kemi para nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacion dhe asociacion të komunave me shumicë serbe”, tha Gjini.

Por kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, pati një propozim që të ndërtohet një konsensus për demarkacionin dhe të merren të gjitha pozicionet e deputetëve.

Limaj: Temë kryesore ishte demarkacioni

“Jemi takuar sot për të biseduar dy tri tema, për të provuar të ndërtuar një tavolinë për ndërtimin e konsensusit për tema aktuale. Tema kryesore ka qenë demarkacioni.. propozimi im është që të provohet të ndërtohen një konsensus për demarkacionin të merren ato pozicione të deputetëve të ndalura nga debati, të trajtohet seriozisht argumentet pro dhe kundër, dhe ndërtimi i një komisioni i cili praktikisht do ta rishikonte komplet”, ka treguar Limaj.

Kurse, Jakup Krasniqi, tha se për të është e pakuptimtë se si Qeveria ka shpejtuar që të procedojë ligjin për marrëveshje me Malin e Zi për ratifikim në Kuvend.

Krasniqi:E pakuptimtë pse Qeveria po e shpejton ratifikimin

“Tema përqendrues ishte marrëveshja me Malin e Zi ..temë që për të dëshiruar shumë dhe për mua është shuam e pakuptimtë se pse qeveria ka shpejtuar shumë me e procesu ligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvend” ka deklaruar ai.

Liderët e mohuan që takimin i tyre me ambasadorët e shteteve të huaja të ketë qenë takim urgjent, ku siç thanë ata takimi është aranzhuar tri ditë më parë.

Madje në këtë takim është folur edhe për sulmin e mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës, ku kanë kërkuar që sa më shpejtë të gjendet autori. Ndërkohë, ambasadorët nuk janë deklaruar për media.

Liderët dhe ambasadorët flasin për demarkacionin

Liderët e subjekteve politike dhe ambasadorët e vendeve të ndryshme që veprojnë në Kosovë, kanë zhvillua një takim urgjent, ku kanë diskutuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Në këtë takim janë parë Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Visar Ymeri.

Ata kanë biseduar për një konsensus të përbashkët për demarkacionin, por si pozita ashtu, edhe opozita, pas takimit me media kanë thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrimet për këtë çështje. Ndërkohë, ambasadorët nuk janë deklaruar për media.

Përfundon takimi ndërmjet liderëve të shtetit dhe ambsadorëve të Quint’it 

Ka përfunduar takimi urgjent në mes të krerëve të shtetit dhe ambasadorëve të Quint’it.

Temë e diskutimit ishte demarkacioni dhe siguria në vend.

I pari që doli nga mbledhja ishte kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj pastaj nga mbledhja dolën edhe ambasadorët.

Asnjëri nga të pranishmit nuk pranuan të flasin për media përveç liderit të NISMA’s Jakup Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se janë diskutuar disa tema, por në fokus kryesor ka qenë demarkacioni.

Ai tha se nuk e kupton insitimin e Qeverise për ta proceduar aq shpejtë në Kuvend këtë marrëveshje pas debatit që u mbajt

Edhe Ymeri e Konjufca, pjesë e takimit me ambasadorët e Quintit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri si dhe shefi i Grupit parlamentar të kësaj , Glauk Konjufca po marrin pjesë në takimin që po mbahet në një hotel në periferi të Prishtinës në mes të kryeministrit Isa Mustafa, kryekuvendarit kadri Veseli me ambasadorët e Quintit.

Haradinaj largohet nga takimi, Limaj rri

Në takimin në mes kryeministrit Isa Mustafa, kryekuvendarit Kadri Veseli dhe ambasadorëve të Quint-it, kanë marrë pjesë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Merret vesh se Haradinaj është larguar nga takimi që po mbahej në Emerald në Prishtinë, ndërsa Limaj ka vazhduar të qëndrojë aty.

Në këtë takim po merr pjesë edhe Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Edhe Haradinaj e Limaj marrin pjesë në takimin me ambasadorët e Quintit

Në takimin në mes të kryeministrit Isa Mustafa, kryekuvendarit Kadri Veseli me ambasadorët e Quintit po marrin pjesë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Sipas burimeve temë kyçe e këtij takimi janë zhvillimeve temë kyçe e takimit janë zhvillimet e fundit rreth demarkacionit por edhe ato të sigurisë.

Takimi vjen një ditë pas sulmit në Kuvendin e Kosovës.

Këto janë temat që po i diskutojnë Mustafa e Veseli me Ambasadorët

Një ditë pas sulmit me predhë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa dhe kryekuvendari Kadri Veseli kanë nisur një takim me ambasadorët e vendeve të Qunitit, përfshirë Ambasadorin amerikan Greg Delawie, ambasadoren gjermane Angelina Viets dhe ambasadorin italian Andreas Ferrarese, në Hotel Emerald në Prishtinë.

Burime brenda këtij takimi, kanë marrë vesh se temë kyçe e takimit janë zhvillimet e fundit rreth demarkacionit por edhe të sigurisë

Takim emergjent i liderëve të Kosovës dhe ambasadorëve të Kunitit

Shumë shpejt do të filloj një takim i liderëve kosovarë në Hotel Emerald.

Mësohet se poashtu në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe ambasadorë të vendeve të Kunitit të akredituar në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat