Lumezi formon ekipin e prokurorëve për hetimin e përmbajtjes së përgjimeve

Aktuale

Lumezi formon ekipin e prokurorëve për hetimin e përmbajtjes së përgjimeve

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 16:42
Aleksander Lumezi

Kryeprokuroi i Shtetit, Aleksandër Lumezi, një ditë pasi pranoi raportin e kërkuar nga prokurori ndërkombëtar i EULEX-it, i cili është i ngarkuar me rastin e MTPT-së, mori sot vendim për formimin e komisionit të prokurorëve vendës në përbërje të një prokurori nga Zyra e tij si  dhe dy prokurorëve nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”.

“Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i filloj hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer”, bën të ditur zyra e Lumezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat