Hoxhaj i telefonon homologut maqedonas pas vërshimeve

Aktuale

Hoxhaj i telefonon homologut maqedonas pas vërshimeve

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2016 Në ora: 16:07
Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllime homologut të tij maqedonas Nikola Poposkit, për viktimat e vërshimeve të mbrëmshme në Shkup.


“Kosova qëndron përkrah Maqedonisë pas viktimave në njerëz dhe dëmeve të mëdha të pësuara gjatë 24 orëve të fundit. Në bisedën telefonike që pata sot me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposkin, i shpreha ngushëllimet e mia për humbjen e jetërave të qytetarëve, solidarizimin në emër të Qeverisë së Kosovës dhe gatishmërinë për ta ofruar çfarëdo ndihme që ka nevojë. Maqedonia është një shtet fqinjë mik dhe Kosova do të bëjë gjithçka për t’i dalë në ndihmë në këto ditë të vështira”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet zyrtar në “Facebook”.BS
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat