Selimi: Marrëveshja e për Demarkacionin me Malin e zi, duhet të vij në Komisionin për Siguri

Aktuale

Selimi: Marrëveshja e për Demarkacionin me Malin e zi, duhet të vij në Komisionin për Siguri

Nga: Mimozë Lakna Më: 7 gusht 2016 Në ora: 18:17
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi,është dashur të shkonte në Komisionin për punë të brendshme. “Siç duket,marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi,Qeveria do ta dërgojë vetëm në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme e jo edhe në Komisionin për Siguri, Punë të Brendshme dhe mbikëqyrjen e FSK-së.

Marrëveshja për demarkacionin do të duhej të vinte edhe në Komisionin për Punë të Brendshme.Më 26 gusht 2015, ne Vjenë, demarkacionin nuk e kanë nënshkruar vetëm ministrat e jashtëm,asokohe Hashim Thaçi e Igor Llukshiq,por edhe ata të brendshëm,Skënder Hyseni e Rashko Konjeviq.Kufiri nuk është vetëm çështje e jashtme.Kufiri është çështje edhe e jashtme edhe e brendshme.Pikëpamja se kufiri është vetëm çështje e jashtme ta sjell sprapsjen në brendi të territorit!”, ka thënë Selimi.

Prandaj,sipas tij,kjo marrëveshje duhet të vijë edhe në Komisionin për Siguri,komision i cili e ka proceduar dhe e ka nën mbikëqyrje edhe Ligjin për Kufirin shtetëror,e ka nën mbikëqyrje menaxhimin e kufijve shtetëror të Kosovës dhe po ashtu edhe njësitë e Policisë Kufitare të PK-së. Gjithashtu Komisioni për Siguri e mbikëqyr edhe vetë ministrin i cili është njëri ndër nënshkruesit e asaj marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat