Rrëfehet banori nga Deçani:Ja çfarë na thanë policët malazezë kur na ndaluan në kufi

Aktuale

Rrëfehet banori nga Deçani:Ja çfarë na thanë policët malazezë kur na ndaluan në kufi

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 10 gusht 2016 Në ora: 14:38
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Qytetarët e Llukës së Epërme kanë protestuar në rrugën kryesore afër kufirit me Malin e Zi pasi nuk u lejuan që të shkonin në tokat e tyre dhe për këtë arsye bllokuan rrugën.

Për të folur më shumë lidhur me këtë çështje në Kosova Direkt i ftuar ka qenë përfaqësuesi i qytetarëve të Deçanit, Hajdar Sutaj, në KK.

“Qytetarët e fshatit Llukë e Epërme dhe disa përfaqësues tjerë të komisionit qytetar sot kemi shkuar për t’i vizituar bjeshkët tona në të cilat me shekuj familjarët tanë kanë jetuar”.

“Gjatë rrugës pasi kemi kaluar pikën doganore jemi ndalur nga policia malazeze pesë kilometra në thellësi të territorit të Kosovës”.

“Ata kërkuan që ne të kthehemi por ishte kërkesë e papranueshme për qytetarët të cilët u nervozuan”.

“Dhe më pas qytetarët e bllokuan rrugën dhe kemi qëndruar me orë të tëra aty”.

“Nuk pati eskalim pasi arritëm ta menaxhojmë me kujdes situatën”.

“Policët malazezë na ndaluan dhe thanë që ky është territor i Malit të Zi dhe nuk e keni lejen me shku dhe duhet mi ju nënshtru procedurave”. 

Pamje të forcave malazeze te Kulla e Zhlepit, shqiptarët nuk lejohen të ngjitën në bjeshkë

Qytetarët e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, sot ia kanë mësyrë për të vizituar pronat dhe bjeshkët te Kulla e Zhlepit, por ata janë ndaluar nga forcat të shumta policore të Malit të Zi.

“Ne qytetaret e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, qe i kemi pronat dhe bjeshkët tona te Kulla e Zhlepit, sot përderisa ishim duke shkuar për te vizituar bjeshkën dhe varrezat e të parëve tanë, u ndaluam në mënyrë arbitrare nga forcat të shumta policore të Malit të Zi”, thuhet në një komunikatë nga përfaqësues të Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme!

Sipas tyre, kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasiqë ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar.

Image
Policia malazeze

“Ne në shenjë proteste bllokum rrugën kryesore për orë të tëra, shprehem pa kënaqësinë tonë për gabimin e madhe të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa, dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës te të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit. Në të kundërtën kjo është tradhti e madhe Kombëtare, tradhti  ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, dhe historia do të ju ndëshkoj rënd, duke u bërë njollë e zezë në historinë e këtij vendi. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me marrëveshjen si të tillë, dhe nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare, dhe nuk do të qëndrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen. Të nderuar deputet mos e votoni këtë marrëveshje”, përfundon komunikata e tyre./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat