Donika Gërvalla apelon te deputetët: Ndalojeni aktin e tradhtisë, mos e votoni demarkacionin!

Aktuale

Donika Gërvalla apelon te deputetët: Ndalojeni aktin e tradhtisë, mos e votoni demarkacionin!

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 13:31
Donika Gërvalla

Aktivistja e LDK-së në diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se marrëveshja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila pritet të votohet me 1 shtator në Kuvendin e Kosovës, është tërësisht e gabuar.

Ajo thotë se faktet e panumërta të ekspertëve e kanë bërë të qartë, edhe për ata që nuk kanë shkelur kurrë Rugovën, se kjo marrëveshje e lidhur nga Hashim Thaçi me Malin e Zi e cenon rëndë territorin dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sipas Gërvallës, deputetët e Republikës së Kosovës me çdo kusht duhet ta pengojnë këtë akt të rëndë tradhtie.

“Është detyrë e tyre të mbrojnë territorin dhe kushtetutën e Kosovës, ndërkohë që të dyja shkelen me këtë marrëveshje”, ka thënë ajo për indeksonline.

“Nuk ka më asnjë dilemë që marrëveshja,e cila pritet t’i paraqitet Kuvendit më 1 shtator do të jetë një marrëveshje e gabuar. Tanimë të gjithë e dimë se ku është kufiri me Malin e Zi, edhe qytetarët, edhe aktivistët politik, edhe deputetët, por edhe Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilit është për t’u habitur se sa janë të zellshëm t’ia falin tokat shqiptare Malit të Zi”, thotë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat