Miglieta përshëndet me krerët e FSK-së

Aktuale

Miglieta përshëndet me krerët e FSK-së

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 16:32
Guglielmo Miglieta gjatë takimit lamtumirës me krerët e FSK-së

Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Miglieta ka zhvilluar sot një takim lamtumirës me krerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë takim gjenerali italian është falënderuar nga komandanti i FSK-së Rrahman Rama për kontributin dhënë forcimit të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it si dhe shprehu optimizmin se ky nivel i bashkëpunimit dhe kooperimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, bazuar në atë se FSK-ja dhe KFOR-i gjatë kësaj periudhe kanë pasur edhe aktivitete të përbashkëta stërvitore.

 Komandanti i KFOR-it, Miglieta tha se bashkëpunimi KFOR-FSK ka qenë i shkëlqyer duke potencuar sidomos ngritjen e shkallës së profesionalizmit dhe kapaciteteve për t’u përballur me emergjenca.

Gjenerali italian Miglieta i cili qëndroi në krye të KFOR-it, për 13 muaj, tha se FSK-ja e ka dëshmuar përgatitjen dhe gatishmërinë edhe me rastin e përfundimit me sukses të ushtrimit të përbashkët “Shpata e argjendtë”.

Me këtë rast një tog i FSK-së është ftuar që të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të KFOR-it, në fund të këtij muaji.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat