Haradinaj: Të thellojmë bashkëpunimin me Shoqatën e Biznesit Kosovaro-Gjerman

Aktuale

Haradinaj: Të thellojmë bashkëpunimin me Shoqatën e Biznesit Kosovaro-Gjerman

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 17:29
Ramush Haradinaj në takim me Friedbert Pflüger

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim presidentin e Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman, Friedbert Pflüger me bashkëpunëtor,.

Haradinaj dhe Pflüger kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë, sundimin e ligjit, si dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Falënderova për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Gjermania e ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ne e vlerësojmë lart dhe jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat