Deputetët e LDK-së, s’i frikësohen shefit

Aktuale

Deputetët e LDK-së, s’i frikësohen shefit

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 21:43
LDK

Kërcënimet e kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, drejtuar deputetëve të partisë se tij për çështjen e demarkacionit, nuk pritet t’i zmbrapsin ata në qëndrimin kundërshtues përkitazi më këtë marrëveshje.

Të kontaktuar, deputetët e kësaj partie thonë se është për keqardhje kur një lider i partisë vihet në këtë pozicion për të kërcënuar deputetët e partisë së tij.

Madje, linçimi eventual i deputetëve, sipas tyre mund të çojë në shkatërrimin e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat