Selimi: Protesta varet nga vota e deputetëve, lehtë mund të kthehet në festë

Aktuale

Selimi: Protesta varet nga vota e deputetëve, lehtë mund të kthehet në festë

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 11:07
Rexhep Selimi

Rexhep Selimi ka folur sot lidhur me protestën e sotme dhe seancën për demarkacionin.

 “Protesta është në përgatitje e sipër, njerëzit po vijnë nga të gjitha anët. Pavarësisht se çka ndodhë në Kuvend, protesta mund të shndërrohet në festë nëse dështon marrëveshja”, tha ai në një lidhje direkte ne Televizionin Rrokum.

Selimi u përgjigj ne pyetjen rreth lajmit se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.

 “Nuk i besoj Listes Serbe, aq më teppr qe ajo çdo aktivitet e bën kundër Kosovës, prandaj unë nuk i besoj kësaj liste”.

Selimi tha se, pushteti aktual duhet të heqë dorë nga kjo marrëveshje.

Ai demantoi lajmet se është gjetur koktej molotovi te aktivistët e VV-së, por tha se është skemë e pushtetit aktual.

Selimi thotë se, kërkesa për largimin e kësaj Qeveria do të jetë permanente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat