Nitaj: Respekt e lavd edhe për një shumicë deputetësh të PDK-së dhe LDK-së

Aktuale

Nitaj: Respekt e lavd edhe për një shumicë deputetësh të PDK-së dhe LDK-së

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 15:17
Muharrem Nitaj

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku u anulua ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit.

Përmes një shkrimi, ai shprehë respekt dhe lavdi për një shumicë deputetësh, në raport me versionin aktual të demarkacionit, transmeton Bota Sot.

Ky është shkrimi i Nitajt:

Gjithë respekti dhe lavdi për një shumicë të konsiderueshme deputetësh të shumicës parlamentare, në raport me versionin aktual të demarkacionit. Ajo çfarë po ndodhë në raport me demarkacionin dhe votën e të zgjedhurve të popullit, edhe nga rradhët e PDK-së dhe të LDK-së, dëshmon se demarkacioni nuk është çështje partishë e as e kauzave të sajtuara, por çështje e përgjegjësisë shtetërore e kombëtare. Isa Mustafa, dje të paktën, e pati shansin të tregohej burrë e të thoshte se po e tërheq projektligjin për demarkacionin sepse nuk i ka votat për ta kaluar! Justifikimi i tij se po e tërheqë për shkak të rrethanave të krijuara, në kohën kur kishte edhe quorum, edhe normalitet në sallë, edhe gatishmëri për votim, ishte ligësi! Tash ka një moment të ri, dhe çdo përpjekje për tu bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë, do të ishte gabim fatal për sponsorizuesit e kësaj marrëveshjeje. Sot është koha për unitet drejt zgjidhjes së Demarkacionit! Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë dhe Zëdhënës i AAK-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat