Sherifi: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”!

Aktuale

Sherifi: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”!

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 22:26
Bilall Sherifi

Po të mund ta ngjallnim Nënën Terezë e me i tregua se sa paraja është harxhuar sonte për ta organizuar këtë koncert për nder të saj, besoj që bash horë e rezil do t’i kishte bërë, thotë deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Po të mund ta ngjallnim Nënën Terezë e me i tregua se sa paraja është harxhuar sonte për ta organizuar këtë koncert për nder të saj, besoj që bash horë e rezil do t’i kishte bërë!

Po a jeni në mend more? Po kush ju këshilloi të veproni kaq djallëzisht?

A mendoni se me spektakle të tilla vërtetë do ta nderoni Nënë Terezën, simbolin e humanizmit dhe solidaritetit me të varfrit?

Jo, o të mjerë! Kështu nuk nderohet një figurë si ajo e Nënës Terezë.

Përkundrazi, me spektakle të tilla ju e fyeni Nënën Terezë.

Ajo do të nderohej sikur paratë e harxhuara për spektaklin në emër të saj por për interesa të marketingut tuaj personal, t’i kishit mbledhur dhe t'ia kishit dhuruar misionit të themeluar nga ajo!

Spektakli i sotëm e vërtetoi edhe një herë se fatkeqësisht kauzat e të varfërve përvetësohen për show nga ata të cilët në vendet e tyre janë shkaktarë kryesorë pse miliona njerëz jetojnë në mjerim të skajshëm.

Nëse do të më duhej ta përmbyll këtë show me një fjali, do të thosha shkurt e shqip: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat