Pamje nga mbetjet e avionit që u rrëzua në Shkup

Aktuale

Pamje nga mbetjet e avionit që u rrëzua në Shkup

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 00:21
Mbetjet e avionit që u rrëzua në Shkup

Aeroplani që sot në orët e pasdites u shfaq i humbur nga radari dhe që duhej të ateronte në aeroportin e Shkupit për t’u furnizuar me karburante, u rrëzua disa kilometra larg kryeqytetit në afërsi të një fshati të qytetit të Velesit.

Aeroplani me gjashtë pasagjerë, katër italian dhe dy kosovarë kishte destinacion Prishtinën derisa udhëtonte nga Trevizo e Italisë.

Dëshmitarët e rastit kishin thënë se kanë dëgjuar aromë të trupave të djegur pas rrëzimit të aeroplanit si dhe shpërthime të fuqishme.

Mediat në Maqedoni kanë publikuar pamjet e fundit nga mbetjet e aeroplanit të rrëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat