Mustafa fton opozitën në takim për Demarkacionin, kushtet e Listës Serbe s’do të pranohen

Aktuale

Mustafa fton opozitën në takim për Demarkacionin, kushtet e Listës Serbe s’do të pranohen

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 12:22
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se do të ftojë partitë opozitare në takim lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka deklaruar se problemi i Demarkacionit duhet të zgjidhet mbi bazën e argumenteve.

Mustafa: Do të ftoj opozitën para procedimit në Kuvend të demarkacionit

“Do të ftojë edhe përfaqësuesit e opozitës të bisedoj edhe me ta para se të procedojmë në Kuvend. kështu që do të mundohemi të shterim çdo agrumet të mundshëm dhe të mos politizohet skajshmërish ky problem, kështu që problemi të zgjidhet mbi bazën e argumenteve. E kam fjalën për opozitën qendrore dhe përfaqësues të AAK-së,  Nismës dhe Vetëvendosjes në mënyrë që ta diskutojmë me ta”, tha Mustafa.

Sipas tij, demarkacioni do të riprocedohet, ndërsa kushtet e Listës Serbe nuk do të plotësohen, çfarë do qofshin ato.

I pari i Qeverisë ka bërë të ditur se do të qartësohet situata e Demarkacionit, si me opozitën, ashtu edhe me Listën Serbe. 

Mustafa: Nuk i marrë parasysh kushtëzimet e listës Serbska

“Do të bisedojmë edhe me Listën Serbe para se të procedojmë ose gjatë procedimit në mënyrë që të shterim çdo argument, sepse këtë unë mendoj se do ta zgjedhim mbi bazën e argumenteve dhe mos të politizojmë me këtë çështje.  Unë nuk i kam adresuar rrugën me të veçanta. Nuk i kemi marrë parasysh ato që janë thënë në publik. Në çoftë se ka diçka që na kushtëzohet në të ardhmen do ta bëjë publike para mediave. Me kushte jo ,sepse është çështje në të cilët ne duhet të jemi gjithë të barabartë. As të Listës e as të tjerëve, sepse ka pasur edhe disa kushtëzime nga të tjerët, jo bëre këtë jo bërë atë”, tha Mustafa.

Përveç takimeve me opozitarët, Mustafa do të takojë edhe kryetarët e komunave Pejë, Junik, Deçan dhe Istog, vërejtjet e të cilëve tha se do të merren parasysh.

Ai bëri të ditur se për tu qartësuar vija kufitare me Malin e Zi, u ka kërkuar kryetarët e komunave që përkufizohen me shtetin malazez , agjencisë së pyjeve dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dëshmi për vijën kufitare me Malin e Zi.

Mustafa: Do të kem takim me kryetarët e komunave që përkufizohen me Malin e Zi

“Do ta kemi një takim me kryetarët e Komunave që përkufizohen me Malin e Zi, me kryetarin e Komunës së Pejës, Junikut, Deçanit edhe të Istogut. Edhe kam kërkuar nga ata që në qoftë se ata kanë ndonjë vërejtje që ndonjë pjesë e territorit të tyre është cenuar me këtë marrëveshje, ne do ta marrim parasysh. Çdo vërejtje dhe çdo argumentim të tyre në qoftë se kanë, po ashtu propozime se në çfarë mënyre do ta zgjidhnin më së miri çështjen e banorëve atje që e kanë shfrytëzuar ato pjesë për kullosa ose për çështje të tjera ekonomike. Sot pas dreke i kam ftuar edhe ata të drejtorisë, përkatësisht agjencinë të pyjeve në mënyrë që të sqarojmë edhe me vërejtje lidhur me menaxhimin e disa territoreve atje nga agjencioni i pyjeve edhe me të KEK-ut”, tha Mustafa.

Ai po ashtu tha se tashmë çështja e demarkacionit është prag i pakalueshëm për liberalizim të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat