Kultura e mangët e politikanëve!

Aktuale

Kultura e mangët e politikanëve!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 8 shtator 2016 Në ora: 17:14
ilustrim

Gjuha e urrejtjes, nxitja e dhunës që po përdoren aktualisht nga politikanët në Kosovë, po transmetohet edhe tek elektrorati përkatës. Ajo çfarë të bën më shumë përshtypje, është se politikanët i kalojnë të gjitha caqet dhe deklarohen për raste që organi i akuzës i ka nën hetim. Në këtë mënyrë jo vetëm që indirekt tentojnë të ndërhyjnë në hetime dhe të paragjykojnë epilogun, por  nga ana tjetër fyejnë edhe elektoratin e forcës politike, të cilës i veshin epitete nga më të ndryshme. Akuzat dhe kundërakuzat të pabaza, të paargumentuar me përmbatje ofenduese, tregojn ëpër nivelin e ulët politik në Kosovë. Por, papjekuria e klasës politike, po bëhet kosto për qytetarët, të cilët i kanë votuar politikanët  për të punuar për ta dhe jo për interesa klanore apo private.  Pak ditë më parë, Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj dhe nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Xhavit Haliti kanë eskaluar me fyerje dhe akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit, gjatë debatit në një emission televiziv.  Sipas Dardan Molliqajt, Haliti është kriminel, sepse është pjesë e klanit që ai e ka quajtur “Pronto” e që lidhet me përgjimet, ndërsa sipas Halitit, Molliqaj është kriminel sepse ka “gjuajtur me molotov”, Kuvendin e Kosovës.  Madje ai e ka akuzuar edhe për atentat ndaj politikanëve. Pavarëisht këtyre akuzave dhe kundërkuzave, prokuroria nuk është dëgjuar, por në  opinionin publik, një panoramë e tillë nuk është mirëpritur. Këtë situatë të rëndë e ka vijuar më tej, edhe Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, i cili ka thënë se nëse vërtetohet se zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes kanë kryer sulmin me granatë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe kanë djegur veturën e bashkëshortes së tij, kjo organizatë duhet të shpallet terroriste.  “Nëse ata merren me këto veprime, siç i akuzon prokuroria, seriozisht duhet të merret se çka të bëhet me këtë organizatë, se nëse vërtetohen këto akuza, po duhet të shpallet organizatë terroriste. Nëse vërtetohet se aktivistët e lartë të kësaj partie merren me kësi aktivitete, për mua do të jenë organizatë terroriste”, është shprehur Gecaj. Këto komente Gecaj, i ka bërë në një kohë qëe rastet janë nën hetim dhe procedim gjyqësor dhe për më tepër kanë një ndjeshmëri tek opinion publik, pasi gjithçka duket se ka ndodhur, pas përplasjeve për Demarkacionin. Në këtë mënyrë të gjithë politikanët bien në nivelin e njëri tjetrit, duke mos lënë drejtësinë të punojë, dhe për më tepër duke reflektuar një kulturë të ulët politike, ku mungon debate i qytetëruar dhe me argumenta bindëse. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat