Është radha e opozitës për të reaguar!

Aktuale

Është radha e opozitës për të reaguar!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 9 shtator 2016 Në ora: 18:02
Opozita, liderët

Pa tërheqjes së projektligjit për Demarkacionin, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka  kërkuar dialog për Demarkacionin dhe menjëherë ka nisur takimet me banorët e Rugovës, me policinë kufitare, me zyrtarë të AKP –së, dhe me ekspertë të ndryshëm. “Do të bisedoj edhe me opozitën, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe Vetëvendosjen.

Po ashtu, do të bisedojmë edhe me Listën Serbe para se të procedojmë tutje në mënyrë që t’i shterim të gjitha opsionet”, ka deklaruar, së fundmi kryeministri i Kosovës. 

Mirëpo nga ana tjetër Opozita, duket se nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit Mustafa. Deputeti Rexhep Selimi nga VV –ja, ka mohuar se do të pranojnë ftesën e kryeministrit, gjithashtu edhe Makbule Shkodra nga AAK –ja,ka mohuar një gjë të tillë, duke deklaruar se nuk kanë marrë ftesë zyrtare nga kryeministri Mustafa.  Ndërkaq, Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi duhet të korrigjohet e jo të dërgohet sërish për ratifikim në Kuvend. 

Megjithatë, ai ka theksuar se, edhe nëse demarkacioni riprocedohet, Qeveria do të detyrohet ta tërheqë ose Kuvendi do ta rrëzojë. Mirëpo, nëse vërtet janë të interesuar për zgjidhje, është koha tashmë që opozita ta tregojë këtë gjë dhe ta nxjerrin vendin nga kriza ku është zhytyr. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat