Veseli e shtynë takimin me shefen e re të BE-së në Kosovë

Aktuale

Veseli e shtynë takimin me shefen e re të BE-së në Kosovë

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 10:07
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendnit të Kosovës, Kadri Veseli e ka shtyrë për të premten takimin me shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ndonëse ky takim ishte paralajmëruar që të mbahet sot në ora 10:30, sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet të premten.

Në njoftim nuk janë bërë të ditura arsyet e shtyrjes së takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat