Rama prezanton Planin e Integritetit të FSK-së para deputetëve të Kuvendit

Aktuale

Rama prezanton Planin e Integritetit të FSK-së para deputetëve të Kuvendit

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 15:54

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj zhvilluan sot një takim me anëtarët e Grupin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Takimi është mbajtur për  prezantimin e Planit të Integritetit të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili u kryesua nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj.

Komandanti Rama, fillimisht paraqiti një ekspoze të zhvillimit, profesionalizimit dhe aktiviteteve të FSK-së, duke përmendur të arriturat në fushën e arsimimit, të trajnimit, të stërvitjes, e gjithashtu edhe pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrime të përbashkëta jashtë vendit, si në regjion dhe më gjerë, krahas ushtrive të tjera partnere.

Gjithashtu, gjeneral Rama i njoftoi deputetët e Komisionit edhe me arritjet rreth integrimit të minoritarëve, po ashtu foli për investimet që janë bërë për përgatitjen e tyre profesionale, si dhe për planet dhe synimet e Forcës së Sigurisë drejt rrugëtimit të saj të transformimit në Forca të Armatosura, për çka komandant Rama tha se iu takon institucioneve më të larta të vendit të marrin vendim politik.

 Gjatë takimit, deputetët, mirëpritën  hartimin e Planit të Integritetit si dhe shtruan një varg pyetjesh për të cilat komandanti i FSK-së dhe sekretari i përgjithshëm u përgjigjen me kompetencë.

 Plani i Integritetit paraqet dokumentin parimor të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me qëllim të reduktimit të rreziqeve korruptuese në institucion, dhe është në përputhje të plotë me bazën ekzistuese ligjore të Republikës së Kosovës, e cila promovon qeverisjen e mirë dhe parimin e meritës në menaxhimin e burimeve njerëzore  dhe shpenzimet e parasë publike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat