Nëntë persona lëndohen gjatë aksionit të sotëm në lagjen “Dardania”

Aktuale

Nëntë persona lëndohen gjatë aksionit të sotëm në lagjen “Dardania”

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 13:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë aksionit të Policisë për heqjen e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” ka pasur edhe të lënduar.

Në Qendrën Emergjente të QKU janë trajtuar nëntë persona, të cilët gjatë aksionit kanë marrë lëndime.

Mjeku kujdestar Avdush Bajgora ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të mirë por për trajtim të mëtejmë janë duke u mabjtur në QKU. Sipas tij pas trajtimit ata do të lirohen sepse kanë marrë lëndime të lehta sidomos gjatë hedhjes së gazit lotsjellës.

Aksioni i Policisë për largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara ka filluar sot në mëngjes dhe kjo është bërë me vendim të Gjykatës.

Kryeshefi i Ndërmarrjes Banesore Nexhat Kryeziu ka thënë se sot janë ekzekutuar gjashtë vendime të gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat