Berisha: Opozita bën gabim fatal nëse takohet me Mustafën

Aktuale

Berisha: Opozita bën gabim fatal nëse takohet me Mustafën

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 00:11
Zafir Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, i ka ftuar liderët e partive opozitare të mos i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit Isa Mustafa për të diskutuar rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka vlerësuar se do të ishte gabim fatal për opozitën takimi me kryeministrin Mustafa.

Berisha ka deklaruar për “Epoka e re” se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar këtë marrëveshje.

Sipas tij, numri i deputetëve të koalicionit qeverisës që janë kundër versionit aktual të demarkacionit është në rritje.

Berisha ka treguar se më 1 shtator dymbëdhjetë deputetë të pozitës kanë qenë kundër versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund ta nxirrnin Kosovën nga kriza aktuale politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat