Jackson vizitë edhe FSK-së, merr mirënjohje nga komandanti Rama

Aktuale

Jackson vizitë edhe FSK-së, merr mirënjohje nga komandanti Rama

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 14:30
Foto nga takimi

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, priti sot në takim gjeneralin anglez në pension Michael Jackson.

Pas luftës gjenerali Jackson ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në transformimin e UÇK-së në Trupat  Mbrojtëse të Kosovës (TMK), e po  ashtu ka qenë edhe komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, atëherë, kur janë vendosur bazat e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe TMK-së.       

 Gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast, e falënderoi gjeneralin Jackson për gjithë atë që ka bërë për Kosovën, dhe përmes tij edhe Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.

Komandanti i FSK-së, e njoftoi gjeneralin Jackson edhe me të gjitha zhvillimet e deritashme në FSK, si; shkollimet, trajnimet, bashkëpunimin rajonal, pjesëmarrjen në trajnime rajonale dhe përgatitjet e përgjithshme rreth transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Nga ana e tij, ish-komandanti i parë i NATO-s në Kosovë, gjenerali Jackson, e falënderoi komandantin e FSK-së për pritjen, si dhe shprehu admirimin e tij për zhvillimin dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së, sipas standardeve të shteteve anëtare të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat