Pengesat që Kosova të ketë ushtrinë e saj

Aktuale

Pengesat që Kosova të ketë ushtrinë e saj

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 shtator 2016 Në ora: 16:18
Foto ilustrim. FSK

“Ndër kushtet kryesore që i kërkohen Kosovës për formimin e ushtrisë së saj, janë shumë çështje, që duhen të zgjidhen në bisedime e sipër me shtetin e Serbisë si: veriu i Mitrovicës, asociacioni i komunave serbe, demarkacioni kufitar mes shteteve që na rrethojnë dhe shumë çështje të pazgjidhura deri më tani”, ka theksuar Hajrullah Tërnava, për gazetën “Bota sot”. 

Edhe pse kanë kaluar 17 vjet që nga themelimi i  Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilat  u shndërruan në Forcën e Sigurisë së Kosovës shteti ynë ende nuk ka formuar ushtrinë e vet. Pengesën për të transformuar Forcën e sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës (FAK) opozita dhe ekspertët e shohin tek koalicioni qeverisës pjesë e secilës është Lista serbe e cila sipas tyre përfaqëson politikën e Qeverisë së Serbisë.  Lidhur me këtë çështje në një përgjigje dhënë gazetës "Bota sot", nga zyra për informim e Ministrisë së Forcës e Sigurisë së Kosovës kanë thënë, se fakti që Kosova nuk ka ende ushtrinë e saj ka ndikuar në shumë rrethana.

“Dua ta ritheksoj se TMK -ja është shuar me 2008, kurse FSK -ja është themeluar në janar të vitit 2009.  Fakti që  Kosova nuk e ka ende ushtrinë e vet, sigurisht se kanë ndikuar  shumë faktorë të përcaktuar nga vetë rrethanat historike, politike dhe ushtarake nëpër të cilat ka kaluar shtet ndërtimi i Kosovës.  Ne si FSK kryejmë funksionin tonë të bazuar në misionin aktual që kemi, mision  që rrjedhë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës në fuqi dhe Ligji mbi FSK-në”, thuhet në MFSK-së .

Për këtë temë ka folur, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi për gazetën  “Bota sot”, ka thënë se jemi në varësi të Listës Serbe, pasi që kjo parti nuk do që Kosova të këtë ushtrinë e saj. 

“Ne mund të kishim sot ushtrinë tonë por Lista Serbe nuk do që Kosova të ketë ushtri. Pra jemi në varësi të Listës Serbe. E Lista Serbe përfaqëson politikën e Qeverisë së Serbisë në Kosovë”, ka thënë Selimi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat