Hodges: FSK e gatshme për ushtri, Parlamenti duhet ta mbështes transformimin

Aktuale

Hodges: FSK e gatshme për ushtri, Parlamenti duhet ta mbështes transformimin

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 07:08
Gjenerallejtënant Ben Hodges

(E plotësuar) - Komandantit të Komandës së Ushtrisë së SHBA-vë për Evropë, Ben Hodges i kanë lënë përshytpje të mira pjesëtarët e FSK-së.

Gjatë vizitës që sot ka bërë në kazermën “Adem Jashari” gjenerali amerikan  ka lavdëruar punën e ushtrisë dhe FSK-së dhe udhëheqjes së tyre duke thënë se të rinjtë në FSK  edhe pse kanë pas mundësinë për zgjedhje të ndryshme në jetë, ata kanë zgjedhur që t'i shërbejnë vendit për një të ardhme më të ndritur.

Veç tjerash ai tha se talentin që ka parë te këta pjesëtarë ka bërë që ai të jetë optimist për Kosovën, duke theksuar që FSK do jetë ajo që do ta zhvilloj shtetin e Kosovës.

Hodges: FSK do ta zhvillojë Kosovën

“Shikoni mbrapa meje, kjo është e ardhmja e Kosovës, këta këtu. Do të thotë këta janë djemtë dhe vajzat të cilët kanë pasur zgjidhje të ndryshme në jetë mirëpo kanë vendosur që t’i shërbejnë dhe të jenë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kur i kam takuar këta individë të shkëlqyeshme më është ngritur dhe kam optimizëm për të ardhmen e Kosovës. Në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ushtria është ajo e cila i sjellë individët së bashku dhe punon me talentin e tyre, dhe atë që pash sot dhe nën udhëheqjen e gjeneral Ramës, është pikërisht ai talent për të cilin edhe fola. Kjo tregon që talenti i tyre do të jetë në shërbim të vendit dhe kështu FSK do ta zhvilloj edhe Kosovën”, tha Hodges.

Ndërsa në pyetjet e gazetarëve, se a është e gatshme FSK të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës, ai tha se prej asaj që ka parë është më se e rëndësishme që pjesa politike dhe Parlamenti ta mbështesin vendimin për transformim.

Hodges: Transformimin e FSK-së duhet ta mbështesë Parlamenti

“Ajo se çfarë unë kam parë te pjesëtarët ushtarak dhe të udhëheqësit e FSK, ka qenë vërtetë shumë mbresëlënëse. Dje në ushtrimin e përbashkët që kemi pasur në Shqipëri, kam pa ushtarakë të cilët kanë qenë shumë në formë, të talentuar dhe të gatshëm që të kontribuojnë. Di që ju tani keni bërë operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri që do të thotë se ju keni bërë dhe keni marrë pjesë në misione jashtë vendit. Dhe mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që këtë vendim për transformim ta mbështes edhe Parlamenti, pjesa politike. Dhe mbikëqyrja civile e forcave është një prej gjërave esenciale të kulturës”, theksoi Hodges.

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama ka treguar që Hodges e ka njoftuar për proceset ku është Forca e Sigurisë, dhe për të ardhmen. Gjithashtu ai tha se edhe është rikonfirmuar mbështetja e ushtrisë amerikane për Evropën.

Rama: E njoftova për proceset ku jemi

“Sot e njoftova për proceset se ku jemi,  për punën që jemi duke bërë si Forcë e Sigurisë dhe normalisht që biseduam edhe për të ardhmen. pra...e konfirmoi mbështetjen e ushtrive amerikane për Evropë”, tha Rama.

Hodges: FSK do ta zhvillojë Kosovën

Komandant i Komandës së Ushtrisë së SHBA-së për Evropë Ben Hodges,ka vizituar sot FSK-në, ku nga komandanti i FSK-së Rrahman Rama është njoftuar për proceset dhe punën që është duke bërë kjo forcë.

Hodges ka lavdëruar punën e ushtrisë dhe FSK-së dhe udhëheqjes së tyre duke thënë se të rinjtë në FSK  kanë zgjedhur që t'i shërbejnë vendit për një të ardhme më të ndritur.

 "Këta janë djemtë dhe vajzat të cilët kanë pasur zgjidhje të ndryshme por kanë vendosur që t’i shërbejnë FSK-së dhe kur kam takuar këta unë kam optimizëm për të ardhmen e Kosovës. Në SHBA ushtria është ajo që i sjell individët së bashku dhe punojnë me talentin e tyre, dhe këtu çka pashë është që talenti i këtyre djemve e vajzave dhe FSK do të zhvillojë shtetin e Kosovës", tha  Hodges

Image
 
Gjenerallejtënant Ben Hodges viziton FSK-në

Gjenerallejtënant Ben Hodges, Komandant i Komandës së Ushtrisë së SHBA-së për Evropë, sot viziton Ministrinë për FSK dhe FSK-në.

Ai së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama sot ë mbajnë edhe një konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat