Presidenti Thaçi priti në takim njoftues shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës, Jean Louis Servais

Aktuale

Presidenti Thaçi priti në takim njoftues shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës, Jean Louis Servais

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 13:44
Hashim Thaci ne takim Jean Louis Servais

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim njoftues shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme.

?Belgjika ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, në kohën e luftës, por edhe në kohën e shtetndërtimit dhe shpeshherë ka qenë shtytëse edhe e vendeve tjera që të lëvizin në raport me Kosovën?, ka theksuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, ka thënë se Mbretëria e Belgjikës do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën edhe të ardhmen e saj evropiane. ?E mirëpresim angazhimin për një Kosovë multietnike e tolerante?, ka shtuar ai. Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se diaspora kosovare në Belgjikë mbetet po ashtu urë lidhëse ndërmjet dy popujve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat