Pse nuk i pëlqen flamuri i Kosovës Avni Arifit?

Aktuale

Pse nuk i pëlqen flamuri i Kosovës Avni Arifit?

Nga: Diana Bunjaku Më: 3 tetor 2016 Në ora: 12:07
Avni Arifi

Avni Arifi, kryetar i degës së AAK-së në prishtinë,  duke folur rreth Bashkimit me Shqipërinë dhe rreth asaj se disa politikanë në Kosovë e dëshirojnë një gjë të tillë, ka thënë se njerëzit e shohin ndryshe këtë zhbërje. Ai ka thënë se nuk e fsheh dot që nuk i pëlqen dizajni i flamurit të Kosovës, por që nuk i pëlqen flamuri i Kosovës, sipas tij nuk është asnjë arsye, që mos ta respektoj atë flamur.

“ Nëse nuk më pëlqen dizajni i flamurit nuk ka asnjë arsye pse mos ta dua, ta mbroj dhe ta respektoj shtetin e Kosovës. Neve na kanë ndarë me dhunë dhe përderisa shqiptarët jetojnë, gjithmonë do të jetojë edhe ideja që ajo ndarje të zhbëhet. Megjithatë unë e shoh duke e forcuar shtetin e Kosovës, duke respektuar dhe avancuar institucionet e Kosovës”, ka thënë Arifi.

Kurse sa i përket zhbërjes Arifi ka pohuar se atë e sheh vetëm duke e anëtarësuar Kosovën në NATO, UE dhe në OKB. “ Për mua kur këto të ndodhin atëherë ka ndodhë zhbërja, sepse shteti është i qytetarëve të saj e dihet se kush jeton në Kosovë”, ka thënë Arifi. Sipas tij, është shqetësuese kur dëgjon njerëz që fyejnë shtetin dhe flamurin e Kosovës. Ai ka thënë se është absurde të mos duhet shteti i Kosovës dhe të flasësh për patriotizëm shqiptar. “Pse shtet i kujt është Kosova nëse nuk është i shqiptarëve? Paramendoni sa absurde do të ishte sikur një antikomunist të mos e donte Shqipërinë për 50 vite për shkak se flamuri e kishte yllin komunist të Leninit e Stalinit mbi përkrenare. Të them të drejtën është zhgënjyese që si shoqëri po përfshihemi në debate të tilla pa nivel e që në fakt janë debate koti. Të punojmë e t’i lejmë anash këto broçkulla”, ka thënë Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat