Vlora Çitaku pritet nga presidenti Obama

Aktuale

Vlora Çitaku pritet nga presidenti Obama

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 16:43
Barack Obama, Vlora Çitaku

Para pak javësh ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është takuar me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama. Në një fotografi shihet ambasadorja  Kosovës duke folur me Obaman në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithëse nuk dihet saktësisht arsyeja e takimit, kjo mund të jetë si takim përshëndetës i presidentit të SHBA-ve, Barack Obama me ambasadorët e vendeve të ndryshme që janë në Washington.

Obama ka shërbyer si president i SHBA-ve në dy mandate për 8 vite me radhë.

Më 8 nëntor amerikanët do të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të tyre. Ai ose ajo do të zgjidhet nga gara në mes të Hillary Clinton dhe Donald Trump. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat