NISMA kërkon hetime për Hashim Thaçin

Aktuale

NISMA kërkon hetime për Hashim Thaçin

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 20:24
Bilall Sherifi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të hetohet nga Prokuroria për veprat e tij të dyshimta. Deklarimet e ish guvernatorit të Bankës Qendrore Hashim Rexhepit, për presionet dhe ndërhyrjet që i ka bërë Hashim Thaçi ndaj atij institucioni janë akuza publike për të cilat Thaçi duhet dhënë llogari.

Këto janë qëndrime të Nismës për Kosovën – e cila edhe mund ta dërgojë një letër të ngjashme si ato të Thaçit në prokurori – për të kërkuar hetime për presidentin.

Bilall Sherifi nga ky subjekt ka thënë se duke marrë parasysh se presidenti ka kërkuar gjithmonë nga të gjithë që të përballen me akuzat dhe ta dëshmojnë pafajësinë e tyre, tani është koha që edhe ai të ballafaqohet me drejtësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat