Të hetohen profiterët e luftës

Aktuale

Të hetohen profiterët e luftës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 18 tetor 2016 Në ora: 16:33
ilustrim

 “Mendoj se duhet hetuar pasuria e të gjitha formave e personave që ushtrojnë funksione publike që nga viti 2000 e tutje. Kjo sepse gjatë periudhës së luftës, jo vetëm këtu por kudo qoftë ndodhin pasurime, të cilët quhen profiterë të luftës, pasurime të pabaza, të pamoralshme të kundërligjshme ndodhin prandaj kanë ndodhur edhe në vendin tonë”, ka thënë profesor Riza Smaka. 

Qytetarët e Kosovës mund të dinë për prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë vetëm pas vitit 2010. Ndonëse i posedon të dhënat, Agjencia Kundër Korrupsion nuk e ka të publikuar pasurinë e zyrtarëve të lartë para vitit 2010 me arsyetimin se më herët nuk ka pasur ligj për të bërë publike të pasurinë e zyrtarëve të lartë. Ndërkohë që antikorrupsioni i ka arkivuar formularët e deklarimit të pasurive të para 2010-s, si sekrete, pasuria e politikanëve ka arritur në shuma marramendëse. Është fakt, se shumë nga politikanët e Kosovës u pasuruan në mënyrë të shpejt në vitet e pasluftës mirëpo, ende nuk dihet me saktësi se si arritën deri te pasuria që kanë aktualisht. Të paktën kështu thuhet në shumë raporte ndërkombëtare dhe vendore,  ku Kosova radhitet ndër vendet me korrupsionin më të lartë në botë.

Justifikimi i antikorrupsionit

Të dhënat e deklarimit të pasurisë edhe para vitit 2010 i posedon Agjencia Kundërkorrupsion, por sipas Afrim Atashit, Drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në AKK,  arsye  e mos deklarimit te pasurisë deri në vitin 2010 të zyrtarëve të lartë publik, është sepse sipas ligjit para vitit 2010 deklarimi pasurisë nuk ka qenë publik. “Ju informojmë se arsye e mos deklarimit te pasurisë deri në vitin 2010 te zyrtarëve te lartë publik, është sepse sipas ligjit para vitit 2010 deklarimi pasurisë nuk ka qen publik. Agjencia Kundër Korrupsionit i posedon formularët para vitit 2010”, ka thënë Atashi për gazetën  “Bota sot”. Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Llegjislacion Mandate dhe Komunitete, Albulena Haxhiu, nuk është përgjigjur për gazetën, kur është pyetur lidhur me rëndësinë e publikimit të deklarimit të pasurisë edhe para vitit 2010. Po ashtu, nuk është përgjigjur as anëtari i këtij Komisioni Armend Zemaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat