Gara e ushtarakëve, FSK-ja fituese

Aktuale

Gara e ushtarakëve, FSK-ja fituese

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 07:23
ilustrim

(E plotësuar) - Gentiana Karpuzi dhe Jasmin Zvrko janë fituesit e vrapimit ushtarak “Së bashku për paqe” që u mbajt sot në Prishtinë.

Ky vrapim është organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, Garda Kombëtare e Ajovës dhe ushtria amerikane për Evropë, në të cilën kanë marrë pjesë 300 ushtarakë.

Përveq Karpuzit dhe Zvrkos nga FSK-ja, në vendin e dytë janë radhitur Stergean Stefany Stock dhe Valdet Brahimi ndërsa vendet e treta i kanë zënë Behare Bytyçi dhe Adnan Ademi.

Duke ua ndarë çmimet për vendet e para ministri i FSK-së Haki Demolli tha se aktivitetet e tilla po bëhen me qëllim të bashkëpunimit të FSK-së dhe Ajovës, dhe se ushtarët e këtyre dy forcave përmes këtij aktiviteti rekreativo-sportiv, sipas tij po japin edhe kontributin e tyre për paqe.

Demolli: Së bashku për paqe

“Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Gardës nacionale të Ajovës, këto dy forca përveç aktiviteteve ushtarake, përveç vizitës së qendrës memoriale në Prekaz, vizitës së qytetit të Prizrenit, ndeshjes së futbollit është paraparë edhe ky kros 5 kilometra me sloganin ‘Së bashku për paqe’, (Together for Peace). Nga vet  slogani shihet se ushtarakët e FSK-së dhe të Gardës nacionale të Ajovës  përveç që me angazhimin e tyre profesional, kontributin për paqe do të japin edhe përmes këtij aktivitet rekreativo-sportive”,  tha Demolli.

 Ndërsa drejtori i   Operacioneve në FSK Zymer Halimi, tha se motoja e kësaj gare ‘Së bashku më të fortë”, e dëshmon  bashkëpunimin për paqe dhe punë  të tjera të FSK-së së me Ajovën.

Halimi: Kjo dëshmon se së bashku do të kontiorbuojmë për paqe

“Motoja e kësaj gare është ‘Së bashku më të fortë’, gjë e cila dëshmon më së miri që në bashkërisht do të punojmë në ngritjen e kapaciteteve tona...dhe rritje e ndërveprueshmërisë që në të ardhmen të kontribuojmë për paqe në rajon dhe më gjerë”, tha Halimi.

Ndërsa komandant i Gardës Kombëtare së Ajovës, Timothy Orr, ka thënë se është nder të jetë i pranishëm në Kosovë dhe të jetë prezent edhe në këtë ngjarje.

Orr: Fuqia e shteteve tona është në zemrat tona

“Është një nder të jem i pranishëm në Kosovë më një grup të amerikanëve nga ajo forcë edhe Garda Nacionale...për të marr pjesë në garën që keni krijuar dhe për të vazhduar partneritetin me FSK-në”, tha Orr.

Gara e vrapimit nga sheshi “Skënderbeu” deri tek rreth rrotullimi afër Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë është realizuar në kuadër të ushtrimit fushor “Shqiponja 5”.

Mbahet krosi i ushtarakëve ”Së bashku për paqe”

Forca e Sigurisë së Kosovës, Garda Kombëtare e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë, sot garojnë në vrapim me moton ”Së bashku për paqe”.

Ceremonia fillestare e gara në atletikë - krosi në vrapim të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gardës Kombëtare të Ajovës dhe  të Ushtrisë Amerikane për Evropë, do të fillojë në sheshin “Skënderbeu”, prej nga fillon edhe shtegu i vrapimit, i cili vazhdon deri tek rreth rrotullimi afër Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë.

Në garë do të jenë 300 ushtarakë nga FSK, Garda e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë.

Gara sportive do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të ushtrimit fushor ”Shqiponja 5” të FSK-së, i cili do të mbahet në fund të këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat