Haziri: Me PDK-në s’kemi partneritet të dashurisë - Bota Sot
Haziri: Me PDK-në s’kemi partneritet të dashurisë

Aktuale

E hënë, 23 korrik 2018

Haziri: Me PDK-në s’kemi partneritet të dashurisë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 00:50
Lutfi Haziri

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë partnerë në dashuri, por janë bërë bashkë për realizimin e qëllimeve politike, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në Ora e Fundit.

Haziri, duke përdorur fjalët e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se “s’bëhet nami nëse shkohet në zgjedhje”, porse megjithatë tani nuk është momenti i duhur.

“LDK-PDK s’kanë partneritet të dashurisë, përkundrazi, por zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Kosova duhet të përgatitet për konsensuse nacionale, për tema siç është Gjykata Speciale”.

“Ne kemi një program qeverisës dhe ai program na mbanë bashkë. Me PDK-në jemi partner politikë, por gjithçka tjetër neve na dallon. Por, LDK-ja është e interesuar ta ruajë kalendarin zgjedhor”.

Haziri ka komentuar edhe kritikat e ditëve të fundit që Veseli ka pasur për Qeverinë.

“LDK-ja nuk është duke kërkuar fajtorë. Por, Demarkacionin me Malin e Zi, si proces në çështjet teknike ka përfunduar, procesi i atribuohet tani kryetarit të Kuvendit”.

“Kryetari është deputeti i parë i Kuvendit, ai është titullar që ta koordinojë punën e Parlamentit. Qeveria e ka kryer pjesën teknike, tash është çështje e Kuvendit, e cila duhet të merret seriozisht”.

“Nëse nuk trajtohet nga Kuvendi ky proces, qytetarëve po u mohohet liberalizimi i vizave”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë, për të cilën tha se do të zvogëlohet, njofton Klan Kosova.

“Sa i përket LDK-së mund ta konfirmojmë, kemi pasur angazhime dhe po punojmë për rikonfigurim në Qeverinë e Kosovës si proces që nënkupton zvogëlim të qeverisë. Qeveria do të zvogëlohet në resorë”.

“Kryeministri është duke punuar dhe është duke e përgatitur një skemë që do të paraqitet më vonë publikisht”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test