Rama asnjë fjalë për deklaratat që i dha për Kosovën në Beograd

Aktuale

Rama asnjë fjalë për deklaratat që i dha për Kosovën në Beograd

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili gjatë ditës ka qëndruar në Kosovë, nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Ndonjë deklaratë lidhur me këtë vizitë të kryeministrit të Shqipërisë nuk e ka dhënë asnjë përfaqësues i shtetit të Kosovës.

Gjatë ditës Rama është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Pas këtij takimi Rama erdhi deri në hotelin  Swiss Diamond ndërroi rrobat dhe doli së bashku me ekipin e tij që e shoqëronte.

Derisa doli nga hoteli kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e tij për Kosovën në Beograd, mirëpo ai nuk u përgjigj.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Kosovë por nuk dihet arsyeja e vizitës së tij

Përfundon takimi Rama-Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tani kanë përfunduar drekën në njërin nga restorantet në Prishtinë.

Ndërkohë, përkundër insistimit të mediave, ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.

Rama dhe Thaçi do të takohen në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, aktualisht është në pikën kufitare të Vërmicës, dhe rreth orës 14:30, pritet të arrijë në Prishtinë, ku do të drekojnë me presidentin, Hashim Thaçi.

Kështu thonë burime brenda Presidencës së Kosovës. Ndërkohë, takimi me Ramën ishte paralajmëruar të ndodh në Prizren.

***

Rama dhe Thaçi do të takohen në Prishtinë?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ende nuk ka hyrë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare të Vërmicës, dhe nuk dihet koha se kur pritet të ndodh takimi i tij me presidentin, Hashim Thaçi.

Ndërkohë, përkundër asaj që Thaçi ka paralajmëruar se takimi me Ramën do të ndodh në Prizren, mediat thonë se ata do të takohen në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat