Partitë politike sërish nuk gjejnë zgjidhje për Demarkacionin

Aktuale

Partitë politike sërish nuk gjejnë zgjidhje për Demarkacionin

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 15:11
Takimi

(E plotësuar) - Përfaqësues të partive në opozitë dhe përfaqësues të partive në koalicion qeverisës janë takuar sot për të nënshkruar një draft-deklaratë të përbashkët, atë për demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kusht ky edhe për liberalizim të vizave.

Por pas më shumë se tri orësh nuk është arritur një marrëveshje e tillë pasi që partitë në pushtet nuk kanë marrë parasysh rekomandimin e partive opozitare, për rishqyrtimin të marrëveshjes për demarkacionin.

Pasi që koalicioni qeverisës nuk mori parasysh propozimet e partivë në opozitë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, doli më herët nga takimi pasi që siq tha ai nuk “mundi ta durojë   kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, sepse ai po flet si Murat Meha”.

Haradinaj tha se në takim i kishte thënë të gjitha ato që tashmë janë të ditura qëndrimet e Aleancës dhe se kërkesa e tyre është zgjidhja e drejtë e demarkacionit.     

Haradinaj: Mustafa flet njëjtë si Murat Meha pas një viti, nuk munda ta duroj

“E pata një detyrë tjetër dhe atë që pata i thashë, ato që i kemi të ditura. Ne nuk kemi kushte, ne kemi kërkesë që me u zgjedh drejtë demarkacioni. Isa Mustafa sot flet njëjtë si Murat Meha pas një viti, nuk munda ta duroj”, tha Haradinaj.

Edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Nismës kanë deklaruar se koalicioni nuk është i interesuar që të rishqyrtojë marrëveshjen për Demarkacion.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, tha se po shihet qartë se koalicioni në pushtet nuk është i interesuar që të rishqyrtoj marrëveshje për demarkacionin dhe për ta vendosur atë në përputhje me interesin e shtetit të Kosovës.

Megjithatë Ymeri, theksoi që ndryshimi i qëndrimeve të koalicionit brenda 12 orëve është një problem i jashtëzakonshëm politik.

Ymeri: Erdhëm për të nënshkruar marrëveshjen por koalicioni ndryshoi mendim brenda 12 orëve

“Kemi ardhur me mendimin që do të nënshkruhet ajo edhe pse ka pas një dakordancë nga përfaqësues të subjekteve politike, mirëpo sot kishin ndryshuar qëndrim koalicioni qeverisës karshi tekstit të asaj deklarate dhe rrjedhimisht nuk arritëm të nënshkruajmë një deklaratë të tillë....kjo mënyrë e të ndryshuarit qëndrime brenda natës është vërtetë një problem i jashtëzakonshëm politik në Republikën e Kosovës. Sepse një dakordancë të mëhershme me e hedh poshtë pas 12 orëve mendoj që është mjaft problematike. Qartazi koalicioni këtu e tregoi që nuk është i interesuar fare për ta rishqyrtuar marrëveshjen për demarkacion dhe për ta vendosur atë në përputhje me interesin e Republikës së Kosovës”, tha Ymeri.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar  të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi tha se koalicioni qeverisës nuk kishte ardhur për të bërë marrëveshje.  Ndërsa procedimin e marrëveshjes në Kuvend, Krasniqi e ka quajtur të paarsyeshme.

Krasniqi: Ne kërkuam rishqyrtimin e marrëveshjes, pozita nuk pranoi

“Marrëveshja nuk u arrit për faktin se koalicioni qeverisës nuk kishte ardhur për të bërë marrëveshje kështu që ndoshta vazhdojnë bisedimet, por sot kemi pritur ne si opozitë që të nënshkruhet marrëveshja dhe të ecet tutje...Sipas mendimit tonë procedimi i kësaj cështje në Kuvend pas ditës së sotme është i pa arsyeshëm....e vetmja çështje ku është diskutuar ka qenë rishqyrtimi i marrëveshjes dhe pozita nuk ka qenë e gatshme me pranu rishikimin e marrëveshjes’, tha Krasniqi.

Në lidhje me këtë takim nuk ka dashur që të flas kryeministri i Kosovës Isa Mustafa por  në vend të tij ka folur zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi, i cili tha se draft-deklarata e përbashkët nuk u nënshkrua pasi që paritë opozitare vendosen një fjalë shtesë.

Abrashi: Partitë opozitare shtuan një fjalë

“Partitë opozitare dje kanë shtuar fjalë shtesë se ka ndryshu një prej draftit të punuar një kohë të gjatë dhe neve na u shtu kushti që të punojmë. Ideja ka qenë që të rishqyrtohet sipas tyre dhe ne mendojmë që krejt çka kemi ofruar është krejt dokumentacioni, analiza shqyrtimin e asaj që është punuar deri tash. Ne kemi qenë të hapur që gjithë dokumentacionin të gjithë punën dhe tërë punën edhe të ballafaqimit të ekspertëve ta ofrojmë edhe njëherë, produktet e ekspertëve të partive politike konkrete që grupet të punojnë për disa javë për dy tri javë në mënyrë që të arrihet të shqyrtohet nëse është ndonjë gabim apo çka do qoftë...derisa të arrijmë një konsensus të plotë edhe rrjedhimisht të arrijmë edhe marrëveshje”, tha  Abrashi.

Abrashi më tej shtoi që takimet e kësaj natyre do të vazhdojnë edhe më pas. Por zëdhënësi i Qeverisë ka theksuar që ideja themelore është që të punohet në punën e komisionit dhe të vërehet nëse ka pas mangësi të ofrohen fakt tjera dhe të kalohet procesi, duke vënë theks të veçantë se është presioni kohor nga Bashkimi Evropian që sa më parë të miratohet kjo marrëveshje për liberalizimin e vizave.

Abrashi: Ratifikimi është kusht për liberalizim, synojmë që ta praktikojmë sa më herët

“Shpeshherë jeni dëshmitar që luftërat nuk bëhen për thelbin e materies por për deklarata politike dhe ne nuk mendojmë që një fjalë duhet të përdoret për beteja të ndryshme politike jo ky tradhtar, jo ky patrioti, jo tani po shqyrtohet jo po rishqyrtohet. Ideja themelore është që të punohet në punën e komisionit, të vërehet nëse ka pas mangësi të ofrohen fakte tjera edhe te kalojmë këtë proces sepse jemi nën presion kohor nga Bashkimi Evropian që sa ma parë ta miratojë këtë  për të plotësuar kushtin për liberalizim të vizave. Ratifikimi është kusht për liberalizim të vizave dhe ne synojmë që këtë ta praktikojmë sa më herët sepse në qoftë se e humbim momentumin në Parlamentin Evropian dyshojmë edhe nuk kemi ide askush nuk e dinë se kur do të kemi momentum të ri të krijuar në favor të Kosovës sikur që është krijuar tani në Parlamentin Evropian. Sa ma herët realisht është gjatë këtij muaji?€ œ, theksoi Abrashi.

Në takim ishte edhe shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, si dhe ambasadorët e shteteve të huaja  që veprojnë në Kosovë. 

***

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri pas takimit të pozitës dhe opozitës ka thënë se ky takim kishte për qëllim që të dilnin pozitë e opozitë me një deklaratë të përbashkët për Demarkacionin.

Ymeri ka thënë se ata kanë shkuar me idenë që kjo do të nënshkruhet por ka shtuar se koalicioni qeverisës ka ndryshuar qëndrim andaj nuk është arritur që të nënshkruhet deklarata.

Ai ka thënë se opozita është pajtuar me draftin, me ndryshimet që janë bërë por sipas tij, me një gjë të tillë nuk është pajtuar koalicioni qeverisës.

Përfundon pa marrëveshje takimi pozitë-opozitë

Takimi në mes partive politike në pozitë dhe opozitë lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Kështu ka thënë Jakup Krasniqi, pas këtij takimi, duke shtuar se e vetmja çështje e diskutimit ka qenë rishikimi i marrëveshjes por pozita nuk pranoi të rishikohet.

“Procedimi i kësaj çështje në kuvend pas ditës sotme është e paarsyeshme”, tha ai.

Haradinaj nuk mund ta durojë Mustafën, lëshon takimin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin me kryeministrin Isa Mustafa dhe subjektet tjera opozitare, duke thënë se Isa Musarafa foli si Murat Meha për demarkacionin me Malin e Zi, gjë që Haradinaj nuk mund ta duronte.

Ai tha se qëndrimet e tyre janë të njëjta dhe nuk ka ndryshime.

Haradinaj tha se arsyeja se doli nga takimi është se ka obligime tjera. Kurse tha që kërkesa e tyre ishte që të zgjidhet drejtë demarkacioni.

Takimi po vazhdon në mes kryeministrit të Kosovës, partive opozitare dhe ambasadorëve të huaj që veprojnë në Kosovë. Ata po flasin për draft deklaratën për liberalizimin e vizave, si dhe demarkacionin me Malin e Zi. Takimi është duke u zhvilluar për gati një orë.

Image

Mustafa dhe subjektet opozitare në takim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, partitë opozitare dhe ambasadorët e huaj që veprojnë në Kosovë po zhvillojnë një takim draft deklaratën për liberalizimin e vizave, si dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Takimi është duke u zhvilluar për gati një orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat