Ushtarët flasin për Medaljen e Artë

Aktuale

Ushtarët flasin për Medaljen e Artë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 00:15
ilustrim

Forca që pritet të bëhet ushtri e Kosovës, ka arritur një sukses në një garë ndërkombëtare.

Edhe pse mori pjesë për herë të parë, skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejt të FSK u dekorua me medalje të artë në sfidën e patrullimit në Britani të Madhe

Pjesëtarë të FSK-së, të cilët kanë marrë pjesë në këtë garë janë shprehur mjaft të kënaqur me rezultatin e treguar, përderisa kanë deklaruar që ka ekzistuar vullnet në çdo punë gjatë garës, dhe se kanë pritur që të shpërblehen me ndonjë çmim.

“Kjo garë ka zgjatur 48 orë, dhe përfshin një mision të caktuar. Gara fillon me një set të urdhrave, ndërsa informacionet tjera i kemi marrë gjate garës. Fillimisht kemi pasur një patrullim të zbulimit pastaj kemi vazhduar me patrullimin me pengesa. E rëndësishme është që vullneti ka qenë i pranishëm gjithmonë, dhe gjithmonë kemi synuar medaljen e artë” ka deklaruar Nëntoger, Ismajl Hoxha, në një intervistë në Kosova Direkt.

Ndërsa Togerja, Manushaqe Nura, është shprehur e kënaqur me përgatitjet, si dhe bashkëpunimin e ushtarëve me batalionet e tjera.

“Përgatitjet kane qenë në nivelin e duhur. Pjesëmarrës kanë qenë rreth 120 skuadra, ndërsa nikoqir ka qenë Britania e Madhe. Doktrina e FSK-së dallon nga ajo e Britanisë, dhe e mira e këtij ndryshimi ka qenë që ushtaret tanë janë treguar të gatshëm që të bashkëpunojnë me ushtri të vendeve të ndryshme” ka thënë Nura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat