Thaçi: Gratë që triumfuan nga kanceri i gjirit janë frymëzim për shumë njerëz

Aktuale

Thaçi: Gratë që triumfuan nga kanceri i gjirit janë frymëzim për shumë njerëz

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 14:47
Hashim Thaçi

Muaji tetor njihet si muaji i sensibilizimit të popullësisë për sëmundjen e kancerit të gjirit, me përfundimin e këtij muaji përfundon edhe kjo fushatë. Për këtë arsye Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruan në Facebook se gratë që e kanë luftuar këtë sëmundje janë frymëzim për shumë njerëz.

Postimi i plotë:

Këto ditë përfundon fushata e sensibilizimit të opinionit për sëmundjen e kancerit të gjirit.

Me triumfin e tyre kundër kancerit, shumë gra në Kosovë janë shndërruar në frymëzim për shumë njerëz, duke iu dhënë forcë për jetë.

Lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme! HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat