Ish-Shefi i FSK-së nuk beson se në këtë legjislaturë formohet Ushtria

Aktuale

Ish-Shefi i FSK-së nuk beson se në këtë legjislaturë formohet Ushtria

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 14:35
Kadri Kastrati

Ish-kreu i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati është shprehur pesimist se Kuvendi i Kosovës do të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës gjatë kësaj legjislature.

Ai ka thënë se është totalisht pesimist se kjo do të ndodhë gjatë këtij mandati.  “E vetmja mundësi është që Qeveria e Kosovës duhet të punojë qysh tash për legjislaturën e ardhshme që t’i stimulojë partitë tjera serbe të cilat më herët kanë qenë të vullnetshme ta votojnë këtë ndryshim kushtetues. Këtë  e shoh të vetmen dalje nga kjo rrugë pa fund”, ka thënë Kastrati.  Gjithashtu ai ka thënë se do të duhej që Qeveria të negociojë me Listën Serbe për krijimin e FAK-ut.

Kastrati ka vlerësuar se FSK-ja është e gatshme që ta merr mandatin e ri. “Është absolutisht e gatshme që të merr mision e ri. Unë jam shumë i bindur se ka avancuar edhe më shumë  qe një vit e gjysmë sa më unë nuk jam aktiv. FSK është e gatshme dhe mund të krahasohet jo vetëm me  ushtritë e rajonit por edhe me shumë ushtri të shteteve që janë anëtare të NATO-s”, ka shtuar ai, në një intervistë për mediat vendore.

Kastrati ka folur edhe për angazhimin e tij në jetën politike. Ai ka thënë se ka ende mundësi për t’i dhënë Kosovës.

Kastrati ka bërë me dije se ka oferta nga shumica e partive politike në Kosovë, por nuk ka vendosur ende cilës t’i bashkohet. Për një gjë është i sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë pjesë e ndonjërës parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat