Lekaj: Shndërrimi i FSK-së në ushtri është për të mirën edhe të komuniteteve

Aktuale

Lekaj: Shndërrimi i FSK-së në ushtri është për të mirën edhe të komuniteteve

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 11:31
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, që është anëtar i komisionit për Punë të Jashtme, ka pyetur ministrin e FSK-së, Haki Demollin, që është duke raportuar në këtë komision, për bojkotin e Listës Serbe.

Ai ka thënë se përparimi i FSK-së, nuk duhet t’i pengojë askujt, në këtë rast as Listës Serbe.

“Më vjen mirë që janë integruan komunitetet, mirëpo pse çdo herë kur është diçka për të mirën e Kosovës, ose e bojkotojnë ose e hedhin poshtë. Çfarëdo paparimi i FSK-së, është e mirë e përbashkët e çdo qytetari. Ne duhet të komunikojmë me ta se FSK, apo në të ardhmen Ushtria  Kosovës të jetë edhe në të mirën e tyre”, ka thënë Lekaj.

Ai ka pyetur Demollin se kur mendojnë ta procedojnë ligjin në Kuvend.

“Dua ta di kur mendoni prapë të procedohet ligji në Kuvend që të mund të bëjmë ne që Lista Serbe të votojë pro. Mendojnë se kjo Forcë duhet të kthehet në ushtri”, ka thënë Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat