“FSK-ja, dhjetë vite larg FAK-ut”?

Aktuale

“FSK-ja, dhjetë vite larg FAK-ut”?

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 17:44
Ministri Haki Demolli

Ministri  Haki Demolli tha, se që nga miratimi i Ligjit për Forcën e Armatosur të Kosovës, Ministrisë së FSK-së i duhen 10 vjet tranzicion  për të përfunduar procesin e themelimit të FAK-ut. “Ushtria do të jetë jo voluminoze por bashkëkohore dhe do të jetë sipas kritereve të NATO-s, nuk do të paraqesë asnjë shqetësim në regjion. Do të respektojë elementin gjinor dhe do të jetë multietnike”, tha Demolli.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli ka raportuar të martën para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme. Ministri Demolli tha, se që nga miratimi i Ligjit për Forcën e Armatosur të Kosovës, Ministrisë së FSK-së i duhen 10 vjet tranzicion  për të përfunduar procesin e themelimit të FAK-ut.  Ministri Demolli përmendi të gjitha arritjet e kësaj Ministrie në këtë drejtim, ndërsa tha se buxheti për vitin e ardhshëm për FSK  do të jetë 51 milionë e 35 mijë euro.  Demolli, gjatë raportimit  tha se ka marrë përkrahje të plotë nga Qeveria për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri. 

Ai tha, se pasi të ndodhë transformimi, Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) do të respektojnë elementin gjinor dhe do të jetë multietnike. 

“Ushtria do të jetë jo voluminoze por bashkëkohore dhe do të jetë sipas kritereve të NATO-s, nuk do të paraqesë asnjë shqetësim në regjion. Do të respektojë elementin gjinor dhe do të jetë multietnike”, tha Demolli. Ai tha se FSK-ja ka kadetë që po shkollohen në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Turqi, Kroaci e Maqedoni. Demolli theksoi se për herë të parë KFOR-i ka ftuar kadetët që të marin pjesë në ushtrime ushtarake.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ndërsa ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme për punën e FSK-së, është ndalur më gjërësisht tek procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Ministri ka theksuar se edhe në pakon e Ahtisarit është e përcaktuar se vendi ynë në të ardhmen duhet të ketë forcat e saja për mbrojtjen e vendit. “Qeveria në programin e saj ka si prioritet transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë Demolli. Ai ka theksuar se Ministria e FSK-së ka hartuar dy dokumente që kanë të bëjnë me procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

“Kemi hartuar amendamentet kushtetuese me të cilat synohet ndryshimi i statusi të FSK-së dhe transformimi në FAK, dhe këto amendamente i kemi dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, dhe ajo na ka dhënë dritën e gjelbër. Dokumenti i dytë është draft- ligji për transformimin e FSK-së në FAK”, ka thënë Demolli. Ky i fundit, më tej,  ka theksuar se draft- ligjin për transformimin e FSK-së, ia kanë dorëzuar qeverisë më 5 mars 2015, dhe se i njëjti asnjëherë nuk është përcjell në Kuvend dhe si i tillë u është kthyer mbrapa.  Ministri ka shtuar po ashtu se për shkak të mos gatishmërisë së deputetëve serbë nuk janë futur në rend dite në Kuvend këto dy dokumente. “Si MFSK kemi kontaktuar me deputetë të pozitës dhe opozitës dhe me deputetë të komunitetit jo serb, dhe të gjithë kanë tregu gatishmëri që të votojnë amendamentet kushtetuese për formimin e FAK-ut pas asnjë kusht të vetëm”, theksoi Demolli. Ministri tregoi, se pavarësisht nga ngecjet në rrafshin politik, Ministria e FSK-së ka punuar dhe është duke punuar në procesin e transformimit të FSK-së në FAK./ B.S/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat