Haradinaj nuk do t'i shkojë nesër Thaçit në takim

Aktuale

Haradinaj nuk do t'i shkojë nesër Thaçit në takim

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 16:59
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, ka ftuar nesër në takim liderët e partive politike për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore por Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nuk do të marrë pjesë.

Zëdhënësi i AAK'së, Muharrem Nitaj tha se Ramush Haradinaj ndodhet për një vizitë pune në Gjermani dhe për këtë arsye nuk ka mundësi të jetë i pranishëm

" Po ka ardhur një letër e nënshkruar nga presidenti për një takim ku do të diksutohej reforma zgjedhore. Por me sa e pashe, letra është për zotin Ramush Haradinaj dhe Haradinaj aktualish ndodhet në një vizitë pune në Gjermani dhe nuk do të jetë në këtë takim. " tha Nitaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat