Donald Trump nuk di gjë për Kosovën

Aktuale

Donald Trump nuk di gjë për Kosovën

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 23:17
Donald Trump

Donald Trump nuk e ka idenë se çfarë ndodh në Kosovë e rajon. Prandaj, është e paimagjinueshme të dihet se çfarë politike do të zhvillojë ai për këtë pjesë të Evropës.

Kështu ka thënë sot Kimberly Marten, eksperte e raporteve SHBA-Rusi, gjatë një takimi me gazetarë nga shumë vende të botës që po mbulojnë zgjedhjet në Amerikë. 

“Nuk besoj se Trump di shumë për Kosovën”, ka thënë ajo.

Kandidati republikan për president të Amerikës, i cili sot po përballet me rivalen demokrate Hillary Clinton ka thënë në disa raste që shteti i tij duhet të përfitojë dicka nga vendet që i ruan e mbron. Në të kundërtën, sipas tij, nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Nuk ka asnjë garanci se ai do të bëjë cfarë është duke thënë tashti në fushatë”, ka thënë Marten, që është profesoreshë e shkencave politike në Barnard University.

Sipas saj, politika e jashtmë e Trump, në rast të fitores, është e paqartë edhe përsa i përket Rusisë.

“Për Kosovën dhe rajonin është njëjtë, si edhe për Rusinë. Gjithcka varet nga ajo se kush janë këshilltarët e tij të politikës së jasthme”, ka deklaruar Marten për klankosova.

E sa i përket Rusisë, ajo ka thënë që kushdo prej dy kandidatëve që fitojnë, duhet të kenë kujdes se si do të veprojnë.

“Nuk duhet t’ia kthejnë në mënyrë të njëjtë. Duhet gjetur një mënyrë për ta zmbrapsur, pa e provokuar, pa e sulmuar, sic po bën ajo”, ka thënë Marten. “Ndoshta duhen më tepër sanksione.

Ajo ka thënë se për shkak të sjelljes të papërgjegjshme të Putinit, raportet mes dy vendeve kanë në një nivel shumë të ultë.

“Ne nuk e dimë se cili është qëllimi i qartë i Putinit”, ka thënë ekspertja në fjalë.

Megjithatë, Marten mendon që rusi po e bën këtë për të krijuar një përshtypje në opinionin e brendshëm se shteti i tij është i fuqishëm dhe se mund të matet me tjerët.

Ajo ka thënë se “lufta informative” sic e quan Moska, ose “lufta hibride”, që e quan Amerika, është e rrezikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat