Presidenti Donald Trump gjendet edhe në Prishtinë

Aktuale

Presidenti Donald Trump gjendet edhe në Prishtinë

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 21:40
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjendet edhe në Prishtinë. Më saktësisht, nënshkrimi i tij ndodhet në "Swiss Diamond", hotelin e ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Më 2015, hoteli i Pacollit, "Swiss Diamond", ishte nderuar me "Star Diamond Award" nga Akademia Amerikane e Shkencave të Mikpritjes, ambasador i veçantë i së cilës është pasardhësi i Barack Obamas.

"Akademia Amerikane e Shkencave të Mikpritjes pajtohet unanimisht që kjo ndërmarrje vazhdimisht mban standardet e përgjithshme të cilësisë së lartë dhe të performancës së shkëlqyeshme, të nevojshme për ta vlerësuar atë si ‘Një prej më të mirave’ në kategorinë dhe klasifikimin e saj", aryetohet dhënia e çmimit për hotelin e shefit të Aleancës Kosova e Re.

Poshtë këtij teksti gjendet nënshkrimi i Donald Trumpit, përkrah nënshkrimeve të Joseph D. Cinque dhe Bill Fischer.

Në majin e këtij viti, Pacolli ka treguar për njohjen e tij me Trumpin, duke deklaruar madje se atë e ka edhe mik.

Pritet të shihet se si do të shkojë në të ardhmen miqësia ndërmjet dy pasanikëve - njëri president i zgjedhur i SHBA'së, e tjetri ish-president i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat