Gazetari rus, pyet këshilltarin e Trumpit për Kosovën, përgjigjia e tij shokon Rusinë

Aktuale

Gazetari rus, pyet këshilltarin e Trumpit për Kosovën, përgjigjia e tij shokon Rusinë

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 22:34
Presidenti Donald Trump

Politika amerikane karshi Kosovës nuk pritet të ndryshojë, pavarësisht ardhjes në pushtet të Donald Trumpit për të cilin thuhet se “do të ketë raporte të mira me Rusinë”.

Dje, në një konferencë të stafit të Trumpit, një gazetar rus ka pyetur se cila do të jetë qasja amerikane karshi Kosovës. Përgjigja e njërit prej këshilltarëve të presidentit të porsazgjedhur amerikan ka lënë të nënkuptohet se politika e jashtme amerikane nuk do ta ketë Kosovën në krye të agjendës.

“Çështja e Kosovës do të trajtohet ashtu siç është trajtuar deri tash. Do t’i ndihmojmë ata të vendosin për veten e tyre e për të ardhmen. Ne kemi probleme më të mëdha për t’u marrë nëpër botë”, ka qenë përgjigja e këshilltarit të Trump në pyetjen e gazetarit rus, në konferencën që ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat