PDK thotë nuk kanë telashe me zëvendësime në Kuvend

Aktuale

PDK thotë nuk kanë telashe me zëvendësime në Kuvend

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 22:36
Zenun Pajaziti

Partia Demokratike e Kosovës, po përballet me lëvizje të brendshme të përfaqësuesve të saj në Kuvendin e Kosovës.

Vendet e liruara duhet të zëvendësohen me kandidatët që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Por, deri tash, postin e deputetit e refuzuan Ramë Vataj, Bajram Zejnullahu dhe Bajram Rexhepi.

Refuzimin e arsyeton e shpjegon shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti. Ai thotë se në PDK nuk kanë hasur në ndonjë refuzim politik, porse personat në fjalë i kanë këto qëndrime për shkak të angazhimeve që nuk mund t’i lënë në gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat