Sigurimi i lejeve ndërtimore ka shënuar regres, përgjegjëse MMPH

Aktuale

Sigurimi i lejeve ndërtimore ka shënuar regres, përgjegjëse MMPH

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 10:10
Pamje nga takimi Task Forca për Reformat e të Bërit Biznes

(E plotësuar) -  Sigurimi i lejeve ndërtimore dhe furnizimi me energji elektrike për bizneset mbeten ndër sfidat më të mëdha për të bërit biznes në Kosovë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht "Task Forca për Reformat e të bërit biznes", sot organizuan takimin koordinues me grupet punuese për reformat që ndërlidhen me raportin e bankës për të bërit biznes.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi tha se përmirësimi i mjedisit afarist është prioritet i vazhdueshëm i Qeverisë, dhe për këtë është ngritur Task Forca për reformat e të bërit biznes, ku janë shënuar disa përparime në mjedisin afarist.

Kelmendi: Përpjekjet tona janë që të largojmë çdo barrierë dhe burokraci te bizneset

“Përmirësimi i ambientit të biznesit bëhet vetëm duke bashkuar dhe koordinuar përpjekjet tona që të largojmë çdo barrierë dhe të eliminojmë atë që quhet burokraci e që paraqet kosto për bizneset. Unë në këtë rast iu bëjë thirrje të gjitha ministrive dhe institucioneve përgjegjëse për përmirësimin e indikatorëve që të punojmë me seriozitetin maksimal në mënyrë që ky cikël i reformave të jap rezultate konkrete, të cilat jo vetëm që do t’i ngrisin rangimin e Kosovës në raportin e Bankës Botërore për të bërë biznes por do të japin efekte të prekshme në punën e bizneseve duke afirmuar Kosovën para investitorëve vendor dhe atyre të huaj si vend ku ia vlen të investohet”, tha Kelmendi.

Ai tha se si rezultat i angazhimit të Task Forcës dhe grupeve punuese janë bërë një sërë përfitimesh të cilat janë reflektuar në raportin e fundit të bankës Botërore, ku Kosova është renditur në pozitën e 60 të nivelit botëror. Megjithatë, sipas Kelmendit, mbeten edhe sfida të shumta që Qeveria duhet t’i adresojë në mënyrë që të përmirësohen edhe indikatorët në të cilët Kosova nuk është mirë e ranguar.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrmai, tha se janë të angazhuar të kontribuojnë dhe të koordinojë ciklin e ri të reformave për të bërë të bërit biznes. Ajo i bëri thirrje të gjithë institucioneve që ta marrin me seriozitet procesin e reformave, ciklin e ri të reformave për përmirësimin e mjedisit afarist nga përmirësim, i cili sipas saj, do të përfitonte Kosova e veçanërisht sektori privat.

Bajrami tha se Kosova nuk qëndron aspak mirë në sigurimin e lejeve ndërtimore e cila në këtë indikator gjendet në pozitën e 129. Ajo kërkoi nga MMPH që të rrisin volumin e punës në këtë çështje me rëndësi.

Bajrami: Nuk kemi pasur progres te regjistrimi pronave

“Ne duhet të vazhdojmë me reforma për shkak se stagnimi nënkupton regres, ne jemi në konkurrencë me 180 vende të tjera të botës dhe çdo progres i atyre, faktikisht neve mund të na dërgoi më mbrapa… Nuk kemi pasur progres në vitin e kaluar, është fjala te regjistrimi i pronës dhe në fakt kemi pasur përkeqësim të gjendjes”, tha Bajrami.

Për këtë dikaster është përgjegjëse ministria e Planifikimit Hapësinor, për të cilin indikator zëvendësministri i kësaj ministrie, Mendim Rugova, tha se sigurimi i lejeve mjedisore për biznese ka shënuar regres.

Rugova: Ministria jonë gjatë viteve të fundit ka shënuar pak regres

“Natyrisht se sa i përket procesit të lejeve të ndërtimit, ministria jonë gjatë viteve të fundit ka shënuar pak regres, ndërsa te regjistrimi pronave ka mbetur në të njëjtin rang. Si ministri e Mjedisit dhe Planifikimit jemi duke ndërmarrë reforma që kanë reflektuar në përmirësim të dukshëm në të kaluarën. Jemi të vetëdijshëm se ka nevojë për masa shtesë ndaj përmirësimit të procesit në shkurtimin e hapave dhe uljen e shumës së pagesave me faza të ndryshme të procesit”, tha Rugova.

Ndërsa, zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Qela, tha se në fushën e legjislacionit të drejtësisë, MD ka bërë dhe po bënë përpjekjet për krijimin e një hapësire të përshtatshme të të bërit biznes në Kosovë.

Qela: MD po bënë përpjekje për krijimin e një hapësire të përshtatshme të të bërit biznes

“Ministria e drejtësisë në pajtim me përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi veçmas sa i takon hartimit të legjislacionit të fushës së drejtësisë ka bërë dhe po bënë përpjekjet për krijimin e një hapësire të përshtatshme të të bërit biznes, me çka janë bërë dhe po bëhen hapa konkret në këtë drejtim”, tha Qela.

Kryesuesja e Task Forëcës, Hykmete Bajrami, përmendi edhe indikatorin e energjisë elektrike, ku sipas saj, mungesa e energjisë elektrike është mjaftë problematike, e cila është shënuar edhe si e gjetur në raportin e të bërit biznes, i publikuar muaj më parë.

Bajrami: Kosova nuk qëndron mirë me sigurimin e lejeve mjedisore

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht "Task Forca për Reformat e të bërit biznes", sot organizuan takimin koordinues me grupet punuese për reformat që ndërlidhen me raportin e bankës për të bërit biznes.

Zv.kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në fjalën e tij në këtë takim tha se përmirësimi i mjedisit afarist është prioritet i Qeverisë, dhe për këtë është ngritur Task Forca për reformat e të bërit biznes, ku janë shënuar  disa përparime në mjedisin afarist.

Sipas tij, të gjitha sfidat duhet të adresohen Task Forcë duke eliminuar barrierat at biznesore.

Nga ana tjetër, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se edhe pse Kosova ka shënuar progres në raportin e të bërit biznes, vendi ynë nuk qëndron mirë në indikatorin për sigurimin e lejeve mjedisore. Për këtë dikaster është përgjegjëse ministria e Planifikimit Hapësinor, për të cilin indikator zv.ministri i kësaj ministrie, Mendim Rugova, tha se sigurimi i lejeve mjedisore për biznese ka shënuar regres. Ishte ministrja Bajrami që më pas kërkoi nga MMPH që të rrisin volumin e punës në këtë çështje me rëndësi.

Ajo përmendi edhe mungesën e energjisë elektrike si mjaftë problematike, e cila gjë është shënuar edhe si e gjetur në raportin e të bërit biznes, i publikuar muaj më parë.

Nis takimi koordinues “Task Forca për Reformat e të Bërit Biznes” 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht “Task Forca për Reformat e të Bërit Biznes” mban takimin koordinues me grupet punuese për reformat që ndërlidhe me Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes.

Këtu mund të ndiqni drejtpërdrejt këtë ngjarje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat