Dekriminalizimi në dorë, të të inkriminuarve të politikës

Aktuale

Dekriminalizimi në dorë, të të inkriminuarve të politikës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 nëntor 2016 Në ora: 17:18
Ilustrim, Bota sot

“Në Kosovë ka shumë individë të kriminalizuar, por edhe parti politike që kanë problem me kriminalitetin. Pra, gjithë andej plot njerëz e struktura kriminale nga partitë politike dhe kjo është e vërteta e hidhur e kësaj klase politike aktuale pa dallim, vetëm se disa parti janë më shume e disa më pak . Mirëpo të gjithë njëjtë janë mbi ligjin dhe asnjë ligj nuk flet asgjë në Kosovë se çka ndodhë kur partitë politike veprojnë në mënyrë antikushtetuese”, ka thënë Blerim  Burjani.

Në Kosovë ka shumë individë të kriminalizuar, por edhe parti politike që kanë problem me kriminalitetin. Dekriminalizimi i listave zgjedhore dhe ndalesa për kandidim të personave me aktakuza të ngritura, të propozuar nga presidenti Hashim  Thaçi për eliminimin e kundërshtarëve të tij politik, mund të keqpërdoren nga politika. 

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se listat zgjedhore duhet të rregullohen me ligj, dhe njëherësh të nxirret ligji për partitë politike,  pasi dihet mirë se ka edhe individë kriminalizuar por edhe parti të kriminalizuara. 

Sipas tyre, në një vend normal ku demokracia e avancuar ka gjetur shtrirje në një shoqëri përkatëse, me vetëdijesim të mjaftueshëm, individë të caktuar e që janë pjesë e kësaj shoqërie as nuk do të duhej të ishin pjesë e ndonjë konkursi për ndonjë post politik, rrjedhimisht institucional, nëse ata akuzohen nga organet e ndjekjes për vepra penale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat