Mustafa: Deputetët duhet të punojnë për shtetin, e jo për interesa të veta

Aktuale

Mustafa: Deputetët duhet të punojnë për shtetin, e jo për interesa të veta

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 15:34
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha sot se Demarkacioni nuk është punë e “vdekur” por ai do të bëhet sepse kjo është në interes të Kosovës.

Sipas tij deputetët që po e kundërshtojnë këtë proces duhet të punojnë për shtetin e tyre e jo për interesa individuale.

 “Është në interes të Republikës së Kosovës që ne të përcaktojmë kufijtë. Demarkacioni nuk është çështje e vdekur ashtu siç lexova sot sepse shteti i Kosovës është shtet që gjallëron dhe kufijtë janë kufij që duhet të ekzistojnë sepse nuk ka shtet pa kufij prandaj këtë do të bëjmë me çdo kusht, do ta bëjmë me bindje të plotë të deputetëve se ata duhet të punojnë për shtetin e tyre jo për interesa individuale”, tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës mori pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e objektit për Institutin e Administratës Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat