Asfaltohet rruga Remnik-Nasalë që lidhë mes veti komunat Viti-Gjilan

Aktuale

Asfaltohet rruga Remnik-Nasalë që lidhë mes veti komunat Viti-Gjilan

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 14:19
Remnik-Nasalë

Kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës Remnik-Nasalë. Asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët e këtij lokalitetit pasi që lidh mes veti Komunat Gjilan dhe Viti. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka inspektuar sot këto punime ku edhe u mirëprit nga banorët lokal të cilët thanë se kjo rrugë pos që do të lidhë këto dy fshatra njëra me tjetrën është në interes të dyja komunave.

Sokol Haliti, kryetari i komunës së Vitisë, tha se kjo komunë është e interesuar të krijoj lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve por edhe të lidhë lokalitetet mes tyre. “ Ne si institucionet komunale të Vitisë jemi të përkushtuar të krijojmë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Gjatë vitit të shkuar por edhe gjatë këtij viti kemi punuar shumë në infrastrukturën rrugore me qëllim që automjetet dhe qytetarët tanë të qarkullojnë lirshëm”, tha Kryetari Haliti. Ai tha se institucionet komunale të Vitisë, do të punojnë edhe në fusha të tjera me qëllim që qytetarëve të kësaj komune të kenë një jetë më të mirë pasi sipas tij ata e meritojnë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat