Shqiptarët me një deputet marrin postin e nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi

Aktuale

Shqiptarët me një deputet marrin postin e nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 10:22
Genci Nimanbegu

Genci Nimanbegu, deputeti i koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” është zgjedhur në postin e nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi. Ai u votua nga shumica parlamentare, e cila po ashtu zgjodhi për kryetar të Parlamentit, Ivan Brajoviqin nga Partia Socialdemokrate. Nënkryetar tjetër u zgjodh Branimir Gvozdenoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve.

Deputetet e opozitës bojkotuan seancën.

Deputeti i PDS-së Obrad Stanishiq tha se Nimanbegu është dëshmuar si luftëtar për interesat e Malit të Zi, e sidomos kur bëhet fjalë për prioritetet e politikes së jashtme.

Nimanbegu nuk harroi as mjedisin nga vjen, as popullin të cilin e përfaqëson, përkundrazi, ai ka potencuar këto çështje. Jam i bindur se me zgjedhjen e tij puna e parlamentit nuk do të përmirësohet, tha Stanishiq. Kjo zgjedhje dëshmon për politikat malazeze ndaj komuniteteve joshumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat