FSK së bashku me qytetarët shënon “Ditën e Forcës”

Aktuale

FSK së bashku me qytetarët shënon “Ditën e Forcës”

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 12:32
FSK me qytetarët duke shënuar “Ditën e Forcës”

Në shënimin e Ditës së Forcës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka hapur dyert për qytetarët, të cilët kanë dëshirë t’i vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pomozotin.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli tha se kanë vendosur që ditën e FSK-së, ta festojnë së bashku me qytetarët. Ndërsa tha se tani më FSK është e gatshme të transformohet në Ushtri të Kosovës.

Demolli: Ditën e FSK-së do ta festojmë së bashku me qytetarët

“FSK-ja është e të gjithëve dhe FSK ja punon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, ne si Ministri e FSK-së, kemi vendosur që ditën e FSK-së ta festojmë së bashku me qytetarët e Kosovës. Andaj kemi hapur dyert e të gjitha kazermave tona, në mënyrë që të vijnë të na vizitojnë të rinjtë, fëmijët, të rriturit, madhoret, të gjitha grup moshat e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që prej së afërmi t’i shohin disa prej kapaciteteve tona, t’i shohim personelin tonë dhe ti shohin disa aktivitete tona të cilat i kemi përgatit enkas për qytetarët e Kosovës. Ne kemi bërë hapjen e dyerve tona për qytetarët tonë, në vitin kur FSK ka realizuar një varg suksesesh sikurse në rrafshin vendor ashtu dhe në atë ndërkombëtar. ...Tani më FSK është e gatshme  për tu transformuar në Forcë të armatosur të Kosovës. E vetmja gjë që presim ne si ministri është vendimm arrja politike në Kuvendin e  Kosovës”, tha Demolli.

E deputetja e PDK-së  Ganimete Musliu, e cila vizitoi FSK-në tha se kjo ditë ngjallë emocion dhe të bën të besosh në të ardhmen e shtetit.

Musliu: Kjo ditë më ngjall emocion

“Sot është dita e hapur e FSK, është dita e forcës së sigurisë së Kosovës. Desha të vi ta vizitoi edhe unë bashkë me shumë qytetarë, thjeshtë si një qytetare e republikës së Kosovës dhe për së afërmi t’i përjetoj emocionet si çdo qytetar tjetër i Kosovës. është një ditë që vërtetë ngjall emocion. është një ditë e cila vërtetë të bësh të besosh në të ardhmen e shtetit tonë“, tha Musliu.

E  fëmijët ishin vizitorët me të shumtë, të cilët kishin ardhur t’i shohin pjesëtarët e FSK-së. E nuk mungonte dëshira e tyre, që një ditë të jenë  ushtarë të shtetit të tyre.  Dren Mustafa, tha se ka ardhur t’i shoh ushtarët dhe se edhe vet ka dëshirë që në të ardhmen të bëhet ushtar i Kosovës.

Mustafa: Dua të bëhem ushtar i Kosovës

“Jam ardhë me i pa ushtarët. Kam dëshirë të bëhem ushtar i Kosovës”, tha ai.

Edhe qytetari  Aziz Dervishi i cili kishte ardhur t’i vizitojë FSK-në në Ditën e Forcës, tha se pret që FSK sa më shpejt të bëhet ushtri, pasi që u vonua ky proces.

 Dervishi: Sa më shpejt të bëhet ushtri e Kosovës

“Kemi ardhur në festën e FSK-së....mirë se vitin e kaluar organizimi ka qenë më ndryshe... u vonuan duhet më shpejt me intervenu sa më shpejt me u ba Ushtri e Kosovës”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat