Haradinaj: Transformimi i FSK-së në FAK, papërgjegjësi e pushtetit

Aktuale

Haradinaj: Transformimi i FSK-së në FAK, papërgjegjësi e pushtetit

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 13:06
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ditën e FSK-së, ka thënë se rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.

Ja postimi i potë i Haradinajt në Facebook:

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës.

Ajo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri.

Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshnmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.

Në ditën e FSK-së, urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e saj!

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!

RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat