Delawie në “Ditën e Forcës”: Fjalë të mëdha për FSK-në

Aktuale

Delawie në “Ditën e Forcës”: Fjalë të mëdha për FSK-në

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 21:14
Greg Delawie

Sot, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka marrë pjesë në “Ditën e Forcës”. Ai është shprehur i kënaqur me gatishmërinë e  grupit multi-etnik që të ndihmojë të gjithë qytetarët e Kosovës në rastet emergjente.

“Jam i inkurajuar të shoh progres në çështjen e diversitetit. Në këtë rast, progresi është esencial sepse FSK-ja do të jetë më së miri atëherë kur t`i pranojë të gjithë talentët nga të gjitha segmentet e shoqërisë”, thuhet në njoftimit e ambasadës amerikane.

Image

Delawie e ka vlerësuar FSK-në si institucionin më të besueshëm.

“FSK është institucioni më i besueshëm dhe më i respektueshëm. FSK është e përkushtuar që të mbrojë sigurinë dhe mirëqenien e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat